Vrasja e Marigona Osmanit, Arbër Sejdiu dënohet me 15 vjet burg

Aktuale

Vrasja e Marigona Osmanit, Arbër Sejdiu dënohet me 15 vjet burg

Më: 4 gusht 2023 Në ora: 11:42
Arbër Sejdiu

Gjykata Themelore në Ferizaj i ka shqiptuar dënim me 15 vite burgim Arbër Sejdiut, për pjesëmarrje në vrasjen e Marigona Osmanit.

Sejdiut do t’i llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim, që nga gushti i vitit 2021.

Ndërsa i akuzuari kryesor, Dardan Krivaqa, është dënuar me burgim të përjetshëm.

Marigona Osmani ishte 18-vjeçare kur u vra më 22 gusht të vitit 2021 në banesën e të akuzuarit kryesor, Dardan Krivaqa, në qytetin e Ferizajt.

Sipas aktakuzës, Dardan Krivaqa dyshohet se më 21 gusht 2021, rreth orës 10:14, në banesën e tij, pa pëlqimin e tani të ndjerës Marigona Osmani, e kishte detyruar atë të kryente marrëdhënie seksuale dhe e kishte abuzuar e maltretuar në forma të ndryshme.

Një ditë më pas, më 22 gusht 2021, Krivaqa dhe Sejdiu akuzohen se kanë privuar nga jeta Marigona Osmanin, në përpjekje për të fshehur veprën penale të dhunimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat