Haxhiu reagon pas dënimit të Dardan Krivaqës e Arbër Sejdiut: Gjykim i drejtë për krimin mizor

Aktuale

Haxhiu reagon pas dënimit të Dardan Krivaqës e Arbër Sejdiut: Gjykim i drejtë për krimin mizor

Më: 4 gusht 2023 Në ora: 12:23
Albulena Haxhiu

Gjykata Themelore e Ferizajt e ka dënuar sot Dardan Krivaqën me burgim të përjetshëm dhe Arbër Sejdiun me 15 vjet burg, për vrasjen e 18-vjeçares, Marigona Osmani.

Pas këtij vendimi ka reaguar Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, e cila e ka quajtur “gjykim të drejtë për krimin mizor”.

Haxhiu ka thënë se uron që drejtësia ndaj rasteve të dhunës e vrasjeve të grave të jetë në nivelin më të lartë professional, “duke shqiptuar dënimet më meritore, të pa ndikuara dhe të pa ngarkuara nga mendime provinciale e patriarkale siç kemi parë në të kaluarën.”

Krivaqa e Sejdiu akuzoheshin edhe për dhunim dhe ndihmë në kryerje të dhunimit, por Gjykata i ka liruar nga akuza, “meqë në asnjë provë të vetme nuk është vërtetuar se i akuzuari e ka kryer këtë vepër penale.”.

“I akuzuari Dardan Krivaqa lirohet nga akatkuza për veprën penale “Dhunimi”, meqë në asnjë provë të vetme nuk është vërtetuar se i akuzuari e ka kryer këtë vepër penale. I akuzari Arbër Sejdiu lirohet nga aktakuza për veprën penale “Ndihmë në kryerje të veprës penale Dhunimi”, meqë në asnjë provë të vetme nuk është vërtetuar se i akuzuari e ka kryer këtë vepër penale”, ka thënë kryetari i trupit gjykues.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat