Reduktimi i policëve në veri, reagon KFOR – jep disa detaje

Aktuale

Reduktimi i policëve në veri, reagon KFOR – jep disa detaje

Nga: A.M. Më: 4 gusht 2023 Në ora: 18:31
KFOR

Nga sot do të fillon zvogëlimi i pranisë së Policisë së Kosovës edhe për 25 për qind në dhe rreth objekteve komunale në veri të Kosovës.

Kjo ka ardhur pas një vlerësimi të përbashkët nga Policia e Kosovës, EULEX-i dhe KFOR-i.

Për këtë vendim ka reaguar edhe KFOR, ku tha se mirëpret këtë gjë dhe se ky është një hap i rëndësishëm drejt de-përshkallëzimit të tensioneve.

“Vendimi i marrë në një takim teknik të mbajtur nga Policia e Kosovës, EULEX-i dhe KFOR-i, është një hap i rëndësishëm drejt de-përshkallëzimit të tensioneve dhe promovimit të dialogut.

Në këtë drejtim, KFOR-i pajtohet se ka pasur një përmirësim në situatën e sigurisë në zonë, por a është e rëndësishme të sqarohet se pikëpamja jonë nuk është rezultat i një aktiviteti të përbashkët vlerësimi”, thuhet ndër të tjera në njoftim, përcjell “Bota sot”.

Vlen të theksohet se, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se Policia e Kosovës do ta zvogëlojë për 25 për qind prezencën e saj vetëm afër ndërtesave komunale në veri, dhe jo në pjesën tjetër të vendit.

Njoftimi i plotë

KFOR-i mirëpret vendimin e institucioneve në Kosovë për të reduktuar praninë e Policisë së Kosovës rreth ndërtesave komunale në veri të Kosovës.

Vendimi i marrë në një takim teknik të mbajtur nga Policia e Kosovës, EULEX-i dhe KFOR-i, është një hap i rëndësishëm drejt de-përshkallëzimit të tensioneve dhe promovimit të dialogut.

Në këtë drejtim, KFOR-i pajtohet se ka pasur një përmirësim në situatën e sigurisë në zonë, por a është e rëndësishme të sqarohet se pikëpamja jonë nuk është rezultat i një aktiviteti të përbashkët vlerësimi.

Një vlerësim i përbashkët, në fakt, është një procedurë e ndryshme që kërkon veprime specifike, disponueshmëri të të dhënave dhe vlerësime sistematike në të cilat roli i KFOR-it, siç është rënë dakord ndërmjet NATO-s dhe BE-së, duhet të konsiderohet vetëm si i përshtatshëm dhe t'i nënshtrohet miratimit të Komandant i KFOR-it.

Misioni i KFOR-it i drejtuar nga NATO-ja mbështet plotësisht dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja dhe mbetet në kontakt dhe koordinim të ngushtë me të gjithë bashkëbiseduesit vendorë dhe ndërkombëtarë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat