Detaje shokuese nga vrasja në Skenderaj: Dy persona të maskuar hynë në lokal dhe qëlluan me armë drejt viktimave

Aktuale

Detaje shokuese nga vrasja në Skenderaj: Dy persona të maskuar hynë në lokal dhe qëlluan me armë drejt viktimave

Më: 10 gusht 2023 Në ora: 09:00 Përditësuar në ora: 10:35 më 10.08.2023
Foto nga vendngjarja

Forca të shumta të policisë pas tragjedisë në Skënderaj, dalin pamjet

N.L., 39-vjeçar, ka mbetur i vrarë dhe tre persona janë plagosur në një kafiteri në Runik të Skënderajt.

Dy të dyshuar, që sipas policisë hynë të maskuar në kafiteri, ndodhen në arrati.

“Bazuar në hetimet fillestare, nga arma e zjarrit lëndime kanë pësuar katër persona, njëri nga të lënduarit viktima N. L., 39 vjeçar, ka ndërruar jetë në vendngjarje, ndërsa, tre persona të tjerë të lënduar ( po ashtu nga arma e zjarrit ) janë dërguar për tretman mjekësor në QKUK”, konfirmoi policia.

@rajoni.org

Vrasja në Skenderaj, portali rajon.org sjelle pamje ekskluzive nga vendi i ngjarjes Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në oret e mengjesit sot në fahatin Runik të Skenderajt, shkruan portali rajoni.org. Rajoni ka siguruar pamje nga vendi i ngjarjes ku shihen forca të policisë para lokali dhe ekipet shëndetësorë. Në ngjarjen e rëndë në të cilen raportoj rajoni; një person mbeti i vrare dhe tre të tjerë të plagosur - dyshohet se u krye nga persona të maskuar, të cilet kishin hyre me dy arme automatik dhe kishin qëlluar në drejtim të viktimave. Burimet e rajonit nga vendi i ngjarjes bëjnë me dije se skena ishte rrëqethëse nga ajo çfarë kishin parë.

♬ Breaking News - Breaking News

Pamje nga vendi i ngjarjes janë publikuar në rrjetin social TikTok.

“Nga hetimet  e para dhe këqyrja e vendit të ngjarjes, dyshohet  se dy persona të dyshuar e të maskuar kanë hyrë brenda në kafiteri kanë shtënë me armë dhe janë larguar në drejtim të panjohur. Në cilësi të provave materiale në vendin e ngjarjes janë  gjetur dhe konfiskuar disa gëzhoja”, informon policia.

“Gjitha veprimet e ndërmarra policore, janë udhëhequr nga prokurori i rastit i  cili ka dalë në vend të ngjarjes ndërsa i njëjti ka autorizuar që trupi i  pajetë i viktimës të dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore”, tha policia.

Policia po punon për identifikimin dhe arrestimin e personave të dyshuar.

“Hetuesit e Sektorit Rajonal, janë duke punuar intensivisht për identifikimin dhe arrestimin e kryesit/ve  të veprës si dhe zbardhjen e kësaj vepre penale”, ka njoftuar policia.

Zbulohet identiteti i tre të plagosurve nga ngjarja e rëndë në Skenderaj

Një vrasje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Skenderaj ndërsa tret ë tjerë mbetën të plagosur. Njëri nga ta është në gjendje të rëndë ku po trajtohet në QKUK.

Personi I vrarë është Negjmedin Loshi, ndërsa media zbulon emrat e të plagosurve.

Ata janë Qendrim Januzi, Fidan Januzi dhe Muhamet Ramadani.

Viktima është 39 vjeç nga fshati Pemishtë i Skenderajt.

Publikohet fotoja, ky është 39 vjeçari që mbeti i vrarë sot në Skenderaj

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në mëngjesin e hershëm në një kafiteri në Skenderaj, ku mbetën të plagosur tre persona dhe një mbeti i vdekur.

Viktima është Nexhmedin Loshi, 39 vjeç nga fshati Pemishtë i Skenderajt.

Të plagosur kanë mbetur: Qendrim Januzi [i lindur 1991],Fidan Januzi [i lindur 1982],Muhamet Ramadani [i lindur 1988].

Policia ka njoftuar se nga hetimet e para dyshohet se dy persona kanë hyrë në një kafiteri dhe kanë shtënë, ndërsa policia i ka nisur hetimet e në vend ngjarje janë gjetur disa gëzhoja.

Trupi i viktimës është dërguar në obduksion ndërsa të dyshuarit janë në kërkim të policisë.

E dhimbshme: Njëri nga të plagosurit në Skenderaj në gjendje të rëndë, i amputohet këmba

Shaqir Uka nga intensiva në QKUK ka bërë të ditur se njëri nga të plagosurit në incidentin në Runik të Skenderajit është në gjendje më të rëndë nga lëndimi që ka marrë nga arma e zjarrit në regjionin e gjurit dhe për këtë arsye pas një intervenimi kirurgjik është dashur t’i amputohet këmba.

Në një përgjigje për Dukagjini, Uka ka thënë se i plagosuri është duke marrë tretmanin e mëtutjeshëm mjekësor pasi ka humbur shumë gjak.

“Lëndimi me armë zjarri që ka ndodhur në Skenderaj, tre janë sjellur në QKUK. Njëri prej tyre ka qenë në gjendje më të rëndë me një lëndim me armë zjarri në regjionin e nëngjurit, në këmbën e djathtë. Ka qenë lëndim shumë i madh i kockave,i muskujve, i enëve të gjakut.

Dhe kjo ka qenë arsyetim për inetrvenim kirugjik . Nëe kazminimi që është bërë dhe gjatë intervenimit kirugjik është parë që pjesa e nëngjurin të këmbës të djathtë, është dashur të amputohet si shkak i dëmtimeve të paripaurueshme”, ka thënë Uka.

Dalin pamje nga vendi ku ndodhi vrasja në Skenderaj

Kosova është tronditur sërish nga një vrasje që ka ndodhur në një lokal në fshatin Runikë në Skenderaj.

Nga Policia e Kosovës kanë konfirmuar për gazetën online Reporteri.net se rasti ka ndodhur pas mesnate dhe për pasojë një 39 vjeçar ka mbetur i vdekur në vend, e tre të tjerë janë plagosur.

Siç ka bërë të ditur policia, nga hetimet e para dhe këqyrja e vendit të ngjarjes, dyshohet se dy persona të dyshuar e të maskuar kanë hyrë brenda në kafiteri kanë shtënë me armë dhe janë larguar në drejtim të panjohur. Në cilësi të provave materiale në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar disa gëzhoja.

Image

Në mediat lokale janë publikuar edhe pamjet nga vendi ku ka ndodhur ngjarja.

Image

Kjo është gjendja e tre të plagosurve në një kafiteri në Runik të Skenderajt

Tre personat të cilët janë plagosur në një kafiteri në fshatin Runik të Skenderajt janë dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Drejtori i Emergjencës, Naser Syla ka konfirmuar se tre të plagosurit janë duke u trajtuar në Kliniken e Ortopedisë.

Ndryshe nga ky rast ka mbetur i vrarë një 39 vjecarë dhe tre të tjerë janë plagosur.

Lajmin e ka konfirmuar, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

“Rreth orës 01:21, të datës 10 gusht 2023, policia ka marrë informatën për të shtëna me armë zjarri në një kafiteri në fshatin Runikë të Skenderajt. Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e nevojshme policore dhe ekipi mjekësor. Bazuar në hetimet fillestare, nga arma e zjarrit lëndime kanë pësuar katër persona, njëri nga të lënduarit viktima N. L., 39 vjeçar, ka ndërruar jetë në vendngjarje, ndërsa, tre persona të tjerë të lënduar ( po ashtu nga arma e zjarrit ) janë dërguar për tretman mjekësor në QKUK”, ka thënë Zahiti.

Zahiti tha se ka hetimet e para, dyshohet se dy persona të dyshuar e të maskuar kanë hyrë brenda në kafiteri kanë shtënë me armë dhe janë larguar në drejtim të panjohur.

Ky është personi që mbeti i vrarë në një kafiteri në Skenderaj

Një vrasje e rëndë ka ndodhur sot në mëngjesin e hershëm në një kafiteri në fshatin Runik të Skenderajt, ku ka mbetur i vrarë një person dhe tre të tjerë janë plagosur.

Siç mëson media nga burime të sigurta se personi që ka mbetur i vdekur është Nexhmedin Loshi.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

“Rreth orës 01:21, të datës 10 gusht 2023, policia ka marrë informatën për të shtëna me armë zjarri në një kafiteri në fshatin Runikë të Skenderajt. Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e nevojshme policore dhe ekipi mjekësor. Bazuar në hetimet fillestare, nga arma e zjarrit lëndime kanë pësuar katër persona, njëri nga të lënduarit viktima N. L., 39 vjeçar, ka ndërruar jetë në vendngjarje, ndërsa, tre persona të tjerë të lënduar ( po ashtu nga arma e zjarrit ) janë dërguar për tretman mjekësor në QKUK”, ka thënë Zahiti.

“Nga hetimet e para dhe këqyrja e vendit të ngjarjes, dyshohet se dy persona të dyshuar e të maskuar kanë hyrë brenda në kafiteri kanë shtënë me armë dhe janë larguar në drejtim të panjohur. Në cilësi të provave materiale në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar disa gëzhoja. Gjitha veprimet e ndërmarra policore, janë udhëhequr nga prokurori i rastit i cili ka dalë në vend të ngjarjes ndërsa i njëjti ka autorizuar që trupi i pajetë i viktimës të dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore . Hetuesit e Sektorit Rajonal , janë duke punuar intensivisht për identifikimin dhe arrestimin e kryesit/ve të veprës si dhe zbardhjen e kësaj vepre penale”, ka thënë ai më tutje.

----------------------------

Një tjetër vrasje e rëndë ka tronditur sot në mëngjesin e hershëm Kosovën.

Një person ka mbetur i vrarë dhe tre të tjerë janë plagosur në fshatin Runik të Skënderajt.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

"Rreth orës 01:21, të datës 10 gusht 2023, policia ka marrë informatën për të shtëna me armë zjarri në një kafiteri në fshatin Runikë të Skenderajt. Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e nevojshme policore dhe ekipi mjekësor. Bazuar në hetimet fillestare, nga arma e zjarrit lëndime kanë pësuar katër persona, njëri nga të lënduarit viktima N. L., 39 vjeçar, ka ndërruar jetë në vendngjarje, ndërsa, tre persona të tjerë të lënduar ( po ashtu nga arma e zjarrit ) janë dërguar për tretman mjekësor në QKUK", ka thënë Zahiti.

"Nga hetimet e para dhe këqyrja e vendit të ngjarjes, dyshohet se dy persona të dyshuar e të maskuar kanë hyrë brenda në kafiteri kanë shtënë me armë dhe janë larguar në drejtim të panjohur. Në cilësi të provave materiale në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar disa gëzhoja. Gjitha veprimet e ndërmarra policore, janë udhëhequr nga prokurori i rastit i cili ka dalë në vend të ngjarjes ndërsa i njëjti ka autorizuar që trupi i pajetë i viktimës të dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore . Hetuesit e Sektorit Rajonal , janë duke punuar intensivisht për identifikimin dhe arrestimin e kryesit/ve të veprës si dhe zbardhjen e kësaj vepre penale", ka thënë ai më tutje.

Deri më tash nuk dihen arsyet e as rrethanat.

Kosova është tronditur në jaën e fundit nga një tragjedi që ndodhi në lokalin Bon Vivant, ku mbeti i vrarë një person e u lënduan dhjetëra të tjerë.

Vetëm para dy ditësh, një tjetër vrasje ndodhi në Klinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat