Kurti refuzon të përgjigjet për zëvendësministrin Radomiroviq, ja çka deklaron

Aktuale

Kurti refuzon të përgjigjet për zëvendësministrin Radomiroviq, ja çka deklaron

Më: 11 gusht 2023 Në ora: 12:47
Albin Kurti

Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka refuzuar të përgjigjet lidhur me emërimin e Radoica Radomiroviqit, në postin e zëvendësministrit, për të cilin është përfolur ditëve të fundit në media, se ai ka qenë pjesë e forcave serbe gjatë luftës në Kosovë.

Kurti në konferencën para Klinikës së Onkologjisë tha “nuk është vendi i duhur për pyetje të tilla, në një konferencë tjetër unë dhe zëdhënësi do të jemi të gatshëm”.

Ndryshe, Nenad Rashiq, ministri i Ministrisë për Kthime dhe Komunitete ka hedhur poshtë pretendimet se zëvendësi i tij, Radomiroviq ka qenë pjesë e forcave serbe gjatë luftës në Kosovë.

“Normalisht që ky ka qenë propozim i imi. Unë u jam referuar organeve adekuate për një vërtetim, i cili pas 10 ditësh është kthyer si pozitiv, pra përgjigjja ka qenë se ky njeri nuk ka kurrfarë informacioni të keq që ka qenë i inkuadruar”, ka thënë ai.

Zyra e kryeministrit më 25 maj kishte njoftuar se Radoica Radomiroviq ishte emëruar zëvendësministër për Komunitete dhe Kthim nga kryeministri Albin Kurti.

Ministria për Kthim dhe Komunitete drejtohet nga politikani serb i Kosovës, Nenad Rashiq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat