Mazreku: Ja sa vetura erdhën nga diaspora, shumica shmangën këtë shtet

Aktuale

Mazreku: Ja sa vetura erdhën nga diaspora, shumica shmangën këtë shtet

Më: 12 gusht 2023 Në ora: 09:12
Sami Mazreku

Situata e sigurisë në veri të Kosovës ka ndikuar që numri i bashkatdhetarëve që vijnë nga pikë kalimi kufitar në Merdare, përkatësisht nëpërmjet territorit të Serbisë, ka shënuar rënie.

E, si shkak i kësaj fluksi i mërgimtarëve është rritur në pikë -kalimin kufitar në Vërmicë, nëpërmjet territorit të Shqipërisë.

Këtë e ka bërë të ditur për Fo, drejtori i Byrosë Kosovare të Sigurimit, Sami Mazreku.

“Nëse Merdarja ka pri gjithmonë si pika më e madhe në Kosovë që aktualisht është edhe më e madhja, sivjet gjatë këtyre dy muajve Vërmica ka qenë ajo që e ka marrë primatin ngase qytetarët kanë pas frikë ndoshta me ardhë nga Serbia dhe kanë ardhë nga rrugët e tjera përmes Kroacisë e të tjera. Mirëpo është e vërtetë që korrik-gusht tash deri në fund të gushtit mundet me kalu edhe mbi 250 mijë dhe kjo normal që krijon një ngarkesë të madhe në trafik, krijon edhe kolona jo vetëm në Prishtinë por edhe në qytetet tjera dhe është problem që ti me llogarit me mbërri në kohë”, ka thënë ai.

Mbi 250 mijë vetura erdhën nga diaspora nga qershori deri në gusht

Sipas tij, ky vit dallon për nga vitet tjera për shkak se mërgimtarët e kanë ndryshuar kohën e ardhjes në Kosovë, deri sa ka treguar që për muaj korrik qershor dhe korrik dhe këto ditë të gushtit në Kosovë kanë hyrë mbi 250 mijë vetura.

“Është e vërtetë se kur vjen koha e pushimeve bashkatdhetarët e bëjnë më shumë tollovi në Kosovë, mirëpo sivjet ka ndodhë një ndryshim i vogël për shkak të trazirave që kanë ndodhë kohëve të fundit në pjesën veriore që bashkatdhetarët me ndryshua edhe kohën e ardhjes, ta zëm qershor korrik dhe deri dje kanë hyrë në Kosovë mbi 205 mijë kur them polisa përfshin edhe vetura edhe kategori të tjera, mirëpo viteve tjera kjo ka ndodhë vetëm në korrik dhe gusht pra e kanë ndryshuar kohën e ardhjes edhe kanë ndryshuar sepse kanë ardhë edhe nga pikat tjera kufitare”, është shprehur ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat