Policët serbë të dorëhequr po marrin pagë e garanci nga Milan Radojiçiq?

Aktuale

Policët serbë të dorëhequr po marrin pagë e garanci nga Milan Radojiçiq?

Më: 18 gusht 2023 Në ora: 06:55
Milan Radojiçiq

Edhe tre policë të Kosovës, të cilët kanë marrë detyrën e tyre shërbyese në korrik të këtij viti kanë dhënë dorëheqje nga policia e Kosovës.

Siç merr vesh paparaci, ata po marrin pagë dhe garanci për punë të mëtejshme nga kryekrimineli i veriut dhe njeriu që kontrollon serbët e Kosovës, Milan Radojiçiq. Kjo marrëveshje “gjentelmenësh” midis Radojiçiq dhe policëve të Kosovës është bërë në një mbledhje të mbajtur në Kralevë.

Një polic i Kosovës i cili ka braktisur detyrën e tij, por që ka dashur të mbetet anonim se në Kralevë, pas mbledhjes të cilën e kanë pasur me nënkryetarin e Listës Serbe, Milan Radojiçiq kanë pranuar nga ai pagat dhe garancitë për punë të mëtutjeshme në këmbim të largimit nga policia e Kosovës.

Ndonëse polici në fjalë nuk ka pranuar të japë përgjigje në pyetjen lidhur me shifrën e rrogës të cilën po e marrin nga Radojiçiq, ai është përgjigjur se: “kemi marrë një ofertë e cila nuk refuzohet, jemi shumë të kënaqur”.

Milan Radojiçiq në anën tjetër është super-krimineli i veriut i cili është gjithashtu edhe në listën e zezë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ndërsa së fundmi, emri i tij u riaktualizua në opinion pas publikimit të bisedës midis shefes së deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari – Lila dhe ish-deputetit të Kuvendit të Kosovës nga Lista Serbe, Slavko Simiq ku thuhej se Kusari – Lila kishte biseduar në telefon edhe me Radojiçiqin.

Shqetësimin për dorëheqjen e tre policëve të Kosovës nga detyra e kanë shprehur edhe Gjermania, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe misioni i Bashkimit Evropian për Sundim të Ligjit në Kosovë (EULEX).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat