Afera e rezervave shtetërore, pas disa orë bastisje, arrestohet Ridvan Muharremi

Aktuale

Afera e rezervave shtetërore, pas disa orë bastisje, arrestohet Ridvan Muharremi

Më: 18 gusht 2023 Në ora: 08:31 Përditësuar në ora: 11:59 më 18.08.2023
Pamje nga vendi i ngjarjes

Prokuroria jep detaje – Ja për çka dyshohet Ridvan Muharremi

Prokuroria Speciale ka njoftuar për aksionin e sotëm në Ministrinë e Tregtisë dhe në restaurantin e Ridvan Muharremit, “Bukë e Zemër”.

Ridvan Muharremi dhe dy zyrtarët e tjerë të MINT-it dyshohen për veprat : Keqpërdorim i detyrës zyrtare’’, si dhe ‘’Dhënie të ndihmës në kryerjen e veprës penale të Keqpërdorimit të detyrës zyrtare’’.

“Prokuroria Speciale njofton opinionin publik se tre personat e arrestuar, R.M. H.G dhe I.L. dyshohen për veprat

‘’Keqpërdorim i detyrës zyrtare’’, si dhe ‘’Dhënie të ndihmës në kryerjen e veprës penale të Keqpërdorimit të detyrës zyrtare’’“, thuhet në njoftim e Prokurorisë.

 

Avokati Halimi: Ridvan Muharremi është dërguar në Prokurorinë Speciale për një deklaratë

Avokati Mahmut Halimi ka treguar se klientin e tij Ridvan Muharremit Policia e Kosovës e ka dërguar për intervistim në Prokurorinë Speciale.

Ai ka thënë se vetëm pas intervistomit do të dihet statusi i klientit të tij.

“Urdhër arrest nuk ka, ka urdhër për bastisje. Tash klientin tim e kanë dërguar direkt në Prokurorinë Speciale ku ka me dhanë një deklaratë dhe mandej vendoste se cfër do të jetë epilogu dhe status i tij”, ka thënë ai para medieve.

Ai ka treguar se bastisja ka të bëj më rezervat shtetërore.

“Ende nuk kemi as dyshime, me siguri se fjala është për lajmet e publikuara rreth importit të sasisë së grurit dhe vajit. Për këtë do të japim sqarime atje. Provat janë, kështu që gjithçka do të sqarohet”, ka thënë Halimi.

Afera e rezervave shtetërore, arrestohet Ridvan Muharremi

Policia e Kosovës sot ka arrestuar afaristin Ridvan Muharremin për aferën e rezervave shtetërore raporton media nga vendi i ngjarjes.

Policia nga mëngjesi ka bastisur edhe pronat e tij.

Ai u arrestua para restorantit të tij “Bukë e zemër”.

Pas më shumë se dy orësh Policia e Kosovës ka përfunduar bastisjen e banesë së Ridvan Muharremit në Prishtinë.

Policia ende te restoranti “Bukë e zemër” ku u kryen bastisje

Pas më shumë se dy orësh Policia e Kosovës ka përfunduar bastisjen te prona e Ridvan Muharremit në Prishtinë.

Por, Policia e Kosovës ende është duke qëndruar në restorantin e tij “Bukë e zemër”, që po qëndron në vendin e ngjarjes.

Mahmut Halimi, avokati i Muharremit, tha se për klientin e tij ende nuk ka fletarrest, duke shtuar se ia kanë dorëzuar policisë të gjitha provat.

Përfundon bastisja në banesën e Ridvan Muharremit, avokati thotë se ende s’ka fletë-arrest për të

Përfundon bastisja në banesën e Ridvan Muharremit, avokati thotë se ende s’ka flet-arrest për të

Pas më shumë se dy orësh Policia e Kosovës ka përfunduar bastisjen e banesë së Ridvan Muharremit, në Prishtinë

Mahmut Halimi, avokati i Muharremit, tha se për klientin e tij ende nuk ka fletarrest, duke shtuar se ia kanë dorëzuar Policisë të gjitha provat.

“Ende nuk kemi fletarrestim. Normal i ka dorëzuar të gjitha materialet që jemi përgatitur me kohë. Jemi përgatitur për të vërtetën”.

Image

Raportohet për bastisje në shtëpinë dhe lokalin e Ridvan Muharremit, i përfshirë në aferën e “vajit”

Mëngjesin e sotëm Policia ka nisur një aksion në dy pjesë të Prishtinës. Aksioni raportohet se po kryhet në lokalin e shtëpinë e Ridvan Muharremit, i përfshirë në skandalin e vajit.

Fillimisht, policia ka filluar një aksion në shtëpinë e Muharremit, për të vazhduar më pas në lokalin “Buk e zemër” që po ashtu është në pronësi të tij.

Përveç policisë, në aksion thuhet se po marrin pjesë edhe pjesëtarë të EULEX-it.

Muharremi akuzuar për keqpërdorime të shumta si dhe është i përfshirë në skandalin e aferës së “vajit”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat