Përfundon aksioni i policisë në MINT/ U arrestuan dy zyrtarë dhe ja çka morën me vete hetuesit

Aktuale

Përfundon aksioni i policisë në MINT/ U arrestuan dy zyrtarë dhe ja çka morën me vete hetuesit

Më: 18 gusht 2023 Në ora: 08:47 Përditësuar në ora: 12:22 më 18.08.2023
Ministria

Prokuroria konfirmon arrestimin e Garës, Lipovicës dhe Muharremit

Prokuroria Speciale e Kosovës ka konfirmuar arrestimin e tre personave gjatë aksionit të sotëm policor në Ministrinë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë si dhe në një biznes privat.

“Me urdhër të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës (PSRK), Policia e Kosovës – Njësia e Veçantë e Hetimeve, ka realizuar sot bastisje në lokacione të ndryshme në Prishtinë, ku kanë arrestuar tre persona me inicialet  R.M. H.G dhe I.L.”, thuhet në komunikatën e Prokurorisë Speciale.

Tutje ky institucion bën me dije se tre personat e arrestuar, R.M. H.G dhe I.L. dyshohen për veprat ‘’Keqpërdorim i detyrës zyrtare’’, si dhe ‘’Dhënie të ndihmës në kryerjen e veprës penale të Keqpërdorimit të detyrës zyrtare’’.

Sipas Prokurorisë Speciale gjatë bastisjes janë siguruar dhe sekuestruar prova materiale të cilat do të përdoren për procedurë të mëtutjeshme hetimore.

Të njëjtit me urdhër të Prokurorit të Shtetit, do të dërgohen në mbajtje për 48 orë, si dhe brenda afateve ligjore kohore do të bëhet kërkesë për caktimin e paraburgimit.

Dy pako me prova, pamje kur policia largohet nga ministria e Rozeta Hajdarit

Për disa orë, policia e Kosovës ka bastisur objektin e Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë.

Në pamjet e publikuara nga Kallxo.com, policia shihet teksa vendosë dy pako, që me shumë gjasë janë me të mbushura me prova.

Ndryshe Ridvan Muharremi, pronar i furrës/restorantit “Bukë e Zemër” është shoqëruar nga policia e Kosovës në Prokurorinë Speciale.

Përfundon aksioni i Policisë në MINT, hetuesit marrin me vete material nga ministria e Rozeta Hajdarit

Ka përfunduar aksioni i Policisë në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë.

Pas dy orësh kontrolli, hetuesit kanë marrë me vete material që ndërlidhet me hetimet për dyshimet për keqpërdorime në rezervat shtetërore.

Fillimisht janë arrestuar Drejtori i Departamentit për Integrim Evropian dhe Koordinim të Politikave, Irfan Lipovica dhe drejtori i Divizionit për Rezervat Shtetërore të Mallrave, Hafiz Gara, ndërsa më pas hetuesit kanë marrë me vete material që ndërlidhet me këtë rast.

Arrestohen dy zyrtarë të MINT, për keqpërdorimin e rezervave shtetërore

Pas banesës dhe restorantit të Ridvan Muharremit, Policia ka nisur bastisje në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë.

Media ndodhet në vendin e ngjarjes.

Policia e Kosovës ka arrestuar dy zyrtarë të Ministrisë së Industrisë Ndermarrësisë dhe Tregtisë Hafiz Garë dhe Irfan Lipovicën.

Arrestimin i tyre është bërë nën dyshimin që janë përfshirë në keqpërdorimin e rezervave shtetërore.

Ndërkohë, Policia ka bastisur pronat e Ridvan Muharremi.

Muharremi, që është pronar i restoranit “Bukë e Zemër”, dyshohet se është ndërmjetës.

-------------------------------

Media raportin se dhjetëra policë tashmë ndodhen brenda objektit të ministrisë që udhëhiqet nga ministrja Hajdari.Raportohet se vet ministrja Hajdari nuk është brenda objektit

Bastisja vjen pas publikimit të incizimeve rreth aferës vaji dhe gruri.

Mëngjesin e sotëm Policia ka nisur një aksion në dy pjesë të Prishtinës. Aksioni raportohet se po kryhet në lokalin e shtëpinë e Ridvan Muharremit, i përfshirë në skandalin e vajit

Fillimisht, policia ka filluar një aksion në shtëpinë e Muharremit, për të vazhduar më pas në lokalin “Buk e zemër” që po ashtu është në pronësi të tij.

Përveç policisë, në aksion thuhet se po marrin pjesë edhe pjesëtarë të EULEX-it.

Muharremi akuzuar për keqpërdorime të shumta si dhe është i përfshirë në skandalin e aferës së “vajit”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat