Maloku: Bërnabiq dëshmoi se Serbia s’ndërron qëndrim për Kosovën

Aktuale

Maloku: Bërnabiq dëshmoi se Serbia s’ndërron qëndrim për Kosovën

Më: 28 gusht 2023 Në ora: 18:49
Albinot Maloku

Njohësi i zhvillimeve politike, Albinot Maloku, ka thënë se kryeministri Albin Kurti në Samitin e Bledit sot e ka prezentuar vendin në formë dinjitoze.

Në Info Magazine, ai ka deklaruar se reagimi i kryeministres serbe, Ana Bërnabiq, derisa Kurti ishte duke folur ka treguar se Serbia nuk ka ndryshuar asgjë në qasjen ndaj Kosovës.

“Pati një maturi maksimalisht të kryeministrit Albin Kurti që provoi të luajë rolin e vet në një hapësirë, që primati maksimal i jepej çështjes së integrimit evropian”.

“Fatkeqësisht fjalimin nuk arriti ta përmbyllë si pasojë e reagimit të kryeministres serbe e cila tregoi se nuk ka në plan të ndryshojë asgjë nga strategjia serbe në raport me Kosovën, por edhe me vendet e rajonit”.

“Si përfundim, konsideroj se ky samit po i promovon maksimalisht vendet e Ballkanit Perëndimor ka perspektiva evropiane”, ka thënë Maloku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat