Thaçi nga Haga: Me Serbinë duhet të arrihet paqe me njohje reciproke

Aktuale

Thaçi nga Haga: Me Serbinë duhet të arrihet paqe me njohje reciproke

Më: 4 shtator 2023 Në ora: 19:27
Hashim Thaçi

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në një intervistë nga Haga, ka thënë se me Serbinë duhet të arrihet paqe e përhershme, me njohje reciproke e ligjërisht obliguese.

Thaçi tha se sa më shumë vonohet kjo, aq më e vonuar do të jetë Kosova në BE e NATO.

“Me Serbinë duhet të arrihet paqe e përhershme, me njohje reciproke, ligjërisht obliguese. Sa më shumë që vonohet kjo marrëveshje, aq më e vonuar do të jetë Kosova në NATO dhe BE, e aq më e zbehtë do të jetë mbështetja e ShBA-së .Përvoja ime më tregon se Brukseli e mbështet Kosovën, për aq sa e inkurajon dhe e mbanë në vëmendje atë Uashingtoni. Aleanca me ShBA-në duhet kultivuar për të ardhmen strategjike, e jo veç për kujtesë falënderimi”, tha Thaçi.

Tutje, ai tha se suksesi i Kosovës është mirënjohja më e madhe që Perëndimi mund ta pranojë dhe vlerësojë nga Kosova.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat