Lushaku-Sadriu: Familjet e 98 mijë nxënësve ende s’kanë pranuar rimbursim për librat

Aktuale

Lushaku-Sadriu: Familjet e 98 mijë nxënësve ende s’kanë pranuar rimbursim për librat

Më: 10 shtator 2023 Në ora: 22:22
Jehona Lushaku-Sadriu

Kryetarja e Forumit të Gruas në Lidhjen Demokratike të Kosovës, Jehona Lushaku-Sadriu ka vazhduar me kritikat për Qeverinë pas situatës së krijuar me mënyrën e re të sigurimit të teksteve shkollore.

Lushaku-Sadriu ka thënë se familjet e rreth 98 mijë nxënësve ende nuk kanë pranuar rimbursim për librat.

”Fundjava mbaroi. Java e tretë e shtatorit  fillon nesër.  Familjet e 97 984 nxënësve në Kosovë ende nuk kanë pranuar rimbursim për librat. Shumë të tjerë po përpëliten për t’i gjetur ato. Një përvojë vuajtjeje për prindërit e me kosto të lartë për shtetin”.

Zyrtarja e LDK-së thotë se  kjo qeverisje është pa vizion.

Një qeverisje pa vizion; mu si muzgu-nga dita, drejt në terr“, ka shkruar ajo në Facebook.

Zëvendësministri i Arsimit, Taulant Kelmendi, ka njoftuar të shtunën se deri tani janë proceduar për pagesë 130 mijë aplikantë për subvencionimin e teksteve shkollore.

Ai ka bërë të ditur se në fillim të javës së ardhshme do të procedohet edhe pjesa tjetër. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat