Arrestimi i Remit/ Klinaku: Specialja po bën filma për t’i frikësuar njerëzit

Aktuale

Arrestimi i Remit/ Klinaku: Specialja po bën filma për t’i frikësuar njerëzit

Më: 13 shtator 2023 Në ora: 19:43
Rrustem Mustafa – Remi

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Faton Klinaku ka folur rreth arrestimit të ish-komandanti i Zonës Operative të Llapit, Rrustem Mustafa – Remi, i cili më pas u lirua.

Ish-komandanti është arrestuar me urdhër të Këshillit Special për Krimet e Luftës dhe më pas është transportuar në bazën e misionit EULEX në Fushë Kosovë.

Klinaku tha se ish-komandantit Remi kanë mundur t’ia marrin telefonin edhe në kohën sa ishte për dëshmi në Hagë.

Ai thotë se Specialja dëshiron të bëjë vetëm filma, dhe t’i frikësojnë njerëzit.

“Ju e dini që komandanti i Zonës Operative të Llapit, Rrustem Mustafa-Remi ka qenë dhe është dëshmitar në Gjykatën Speciale dhe sa i përket telefonit ata kanë mujt me ia marr atje dhe nuk ka pas nevojë me bë filma këtu në Kosovë. Më këtë gjë ata po mundohen t’i frikësojnë njerëzit, neve na kanë akuzu si Organizatë e Veteranëve që kinse po i kërcënojmë apo frikësojmë dëshmitarët dhe të njëjtën gjë janë duke e bërë vet, qoftë kur i ka publiku vet Gjykata Speciale viktimat dhe me publikimin e viktimave këta natyrisht që i kanë publiku edhe dëshmitarët qoftë duke i shantazhu, qoftë duke bë këso veprime që natyrisht mundohen me i frikësua edhe dëshmitarët”, u shpreh ai.

Derisa foli për ftesat, Klinaku thotë që nuk kanë marrë asnjë ftesë nga Gjykata Speciale.

“Jo nuk dimë. Ka njerëz që lajmërojnë vet por ka kohë të gjatë që nuk kanë bërë ftesa”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat