Klinaku, Speciales: Nëse ju duhet telefoni, mund ta merrni por vetëm me Policinë e Kosovës

Aktuale

Klinaku, Speciales: Nëse ju duhet telefoni, mund ta merrni por vetëm me Policinë e Kosovës

Më: 13 shtator 2023 Në ora: 21:00
Faton Klinaku

Ushtruesi i detyrës së Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Faton Klinaku, ka postuar një fotografi të telefonit të tij.

Me anë të kësaj fotografie, Klinaku i tha Gjykatës Speciale se “nëse ju duhet mund ta merrni, por vetëm me Policinë e Kosovës”.

Ky reagim i Klinakut vjen pas konfiskimit të celularëve të Nait Hasanit, Rrustem Mustafës – Remit.

E së fundi edhe vëllait të Salih Mustafës – Calit, Arben Mustafës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat