Hajdari: Ridvan Muharremi nuk ka pasur asnjë autorizim, nuk e kam njohur

Aktuale

Hajdari: Ridvan Muharremi nuk ka pasur asnjë autorizim, nuk e kam njohur

Më: 13 shtator 2023 Në ora: 21:36
Rozeta Hajdari

Ministrja e Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Industrisë, Rozeta Hajdari ka deklaruar se denoncimet për rezervën shtetërore janë denoncuar para se të bëhen publike në media.

Sipas Hajdarit, Avokaturës Shtetërore si Ministri i janë drejtuar me datë 8 qershor të vitit 2023, për të cilën ajo tha se ekzistojnë edhe dokumentet për këtë rast.

“Ne si Ministri i kemi njoftuar organet kompetente për rrjedhjen e informacionit asnjëherë nuk ka qenë pasi është bërë bujë në media, por gjithmonë më parë sepse ne kemi përcjellur kushtet e kontratës dhe afatet e kontartës dhe në afatet e konmtratës që nuk më lejohet të ju njoftoj por hapat e ndërmarra nga ekipi i Departamentit të Rezervës Shtetërore gjatë këtij viti kanë qenë për të gjetur zgjidhjen. Nuk është gjetur zgjidhja dhe janë drejtuar në Avokaturën shtetërore, pra janë procedurat ligjore sipas kontratës ndërkombëtare. Me datën 8 qershor të vitit 2023 janë edhe në Avokaturë mund ti gjeni dokumentet”, tha Hajdari.

Kurse sa i përket biznesmenit  Ridvan Muharremi, dhe përfshirjes së tij në rezervat shterëore, Hajdari tha se i njëjti nuk ka pasur autorizim dhe se me të ka pasur raporte sikur me tregtarët tjerë në Republikën e Kosovës.

“Së pari të spjegojmë fjalën ndërmjetësim, nëse unë do të ndërmjetësoj për ju unë do ta kem një autorizim, do të duhej ta kem një autorizim dhe zotëri Muharremi si shumë tregtarë të tjerë që unë si ministre jam në interaksion me shumë biznese tona e në shumë kontakte që kemi në ngjarje të ndryshme me aktivitete, me udhëtime të ndryshme. Unë jam ministre e qasshme e shumë bizneseve por, asnjëherë në asnjë moment zotëri Muharremi nuk ka pasë autorizim për të negociuar ose për të blerë ose transportuar ose për të shpedituar mallërat e rezervës shtetërore në Republikën tonë. Thjeshtë si të gjithë tregtarët që kanë ofruar kontakte, për tregtarë jashtë Kosovës sepse është fjala për dy kontrata ndërkombëtare”, tha Hajdari.

Ndryshe, Policia e Kosovës kishte bastisur banesën që është në pronësi të Ridvan Muharremit, i njohur si “Ridi”, pronar i restorantit “Bukë e Zemër”.

Sipas përgjimeve të publikuara, Muharremi dyshohet se ishte ndërmjetësues i marrëveshjes ndërmjet Kosovës dhe firmës nga Polonia, e cila s’i ka sjellë rezervat në Kosovë, pavarësisht pagesës që është kryer nga ministria e Rozeta Hajdarit.

Ridvan Muharemi, menjëherë pas këtyre akuzave ka reaguar duke thënë se janë shpifje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat