“Kurti ferri i çdo tradhtari”, Bytyçi ‘zbulon’ planet e PDK-së për rrëzimin e qeverisë – ja lufta politike që po bëhet

Aktuale

“Kurti ferri i çdo tradhtari”, Bytyçi ‘zbulon’ planet e PDK-së për rrëzimin e qeverisë – ja lufta politike që po bëhet

Nga: A.M. Më: 18 shtator 2023 Në ora: 08:23
Albin Kurti

Profesori Enver Bytyçi  ka komentuar akuzat dhe kritikat e opozitës drejtuar kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.

Ai në një postim në Facebook reagoi veçanërisht ndaj PDK-së, ku kjo e fundit ka akuzuar Kurtin për qëndrime kundër serbëve të Kosovës.

Bytyçi tha se e gjithë kjo luftë politike po bëhet me qëllim që të rrëzohet qeveria Kurti.

“Ta pranojmë se do të rrëzohet qeveria Kurti. Por aty mbetet presidentja Osmani. Vërtet beson ndonjë veshgjatë se presidentja e Republikës do të nënshkruante tradhtinë e pasardhësit të Albin Kurtit?! Por edhe tradhtinë do ishte vështirë ta bënte, ta zëmë Memli Krasniqi. Sepse Albin Kurti në opozitë do ishte tmerri e ferri i çdo tradhtari’, shkroi ndër të tjera profesori, përcjell “Bota sot”.

Postimi i plotë

Në mungesë të skandaleve të qeverisë Kurti, opozita e Kosovës (sidomos ajo që përfaqëson PDK-në) po përpiqet që ta shfrytëzojë "kokëfortësinë" e Albin Kurtit në mbrojtje të territorit e të shtetësisë së Kosovës, me qëllim që ta paraqesin atë destruktiv. Madje një profesor, shef në hije i PDK-së, e akuzonte gati në të njëjtën masë si edhe Radojeçiç, për qëndrime anti-serbe, ose së paku "kundër serbëve të Kosovës" dhe kujtonte që serbët e veriut ta krijojnë një autonomi shtetërore në komunat përkatëse.

Se ku qëndron destruktiviteti dhe provokimi i serbëve nga ana e Albin Kurtit, asnjë prej opozitarëve nuk e thotë. Se po ta thonë, atëherë do të dalë e kundërta e kësaj! Thjesht merren me fajësimet e Borrellit dhe këtë e përdorin si lëndë të parë të luftës politike!

Nuk them se kjo kategori politikanësh ose profesorësh janë pro-serbë. Por janë verbuar me ngutjen për të ri ardhur në pushtet dhe nuk po ndjehen asnjë ditë rehat në opozitë. Për këtë shkak janë gati të rrezikojnë Kosovën, me qëllim rrëzimin e qeverisë Kurti.

Ta pranojmë se do të rrëzohet qeveria Kurti. Por aty mbetet presidentja Osmani. Vërtet beson ndonjë veshgjatë se presidentja e Republikës do të nënshkruante tradhtinë e pasardhësit të Albin Kurtit?! Por edhe tradhtinë do ishte vështirë ta bënte, ta zëmë Memli Krasniqi. Sepse Albin Kurti në opozitë do ishte tmerri e ferri i çdo tradhtari!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat