Sadiku: Ikja e terroristëve serbë, fundi i bandave në veri

Aktuale

Sadiku: Ikja e terroristëve serbë, fundi i bandave në veri

Më: 27 shtator 2023 Në ora: 00:24
Pamje nga veriu

Zëvedëskryesues i Kuvendit Komunal të Mitrovicës së Veriut Skender Sadiku, i ka komentuar zhvillimet e fundit në fshatin Banjskë të Zveçanit, pas vrasjes së rreshterit policor Afrim Bunjaku, nga një sulm i organizuar nga një trup terrorist serb, në orët e para të ditës së diele.

Sadiku tha se ikja e terroristëve do të jetë fundi i bandave në veri.

“Shpresoj që ky do të jetë akti i fundit i terroristëve. Shpresoj që të jetë presioni duhur ndërkombëtar që ata të dalin para drejtësisë. Shpresoj që kjo do të jetë shenjë e normalizimit i cili jetësisht i duhet republikës së re, kësaj popullate e cila ka përjetuar çdo herë”, tha Sadiku.

Në aksionin policor kundër grupit terrorist u vranë tre persona të këtij grupi e u arrestuan edhe disa të tjerë.

Organet e rendit i kanë konfiskuar edhe një numër të madh të armatimit dhe mjeteve të rënda.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat