LIVE: Pjesëmarrja e Radojiçiq në Grupin Terrorist, Kurti: Kjo e vërteton rëndësinë jetike për pluralizëm te serbët

Aktuale

LIVE: Pjesëmarrja e Radojiçiq në Grupin Terrorist, Kurti: Kjo e vërteton rëndësinë jetike për pluralizëm te serbët

Më: 27 shtator 2023 Në ora: 08:33 Përditësuar në ora: 12:29 më 27.09.2023
Albin Kurti

​Qeveria ndan 5.5 milionë euro për rinovimin e Qendrës Nacionale të Xhudos

Ministri i Ministrisë së Kulturës Rinisë dhe Sportit (MKRS), Hajrulla Çeku në konferencën e sotme për media ka bërë të ditur se Qeveria e Kosovës ka ndarë 5.5 milionë euro për ndërtimin dhe rinovimin e Qendrës Nacionale të Xhudos në Pejë.

Çeku tha se Qeveria ka marrë vendimin për ta përmbyllur procedurën e shpronësimit për ta zgjeruar Qendrën Nacionale të Xhudos në Pejë, dhe se projekti është hartuar.

Çeku: Është përmbyllur procedura e shpronësimit për zgjerimin e Qendrës Nacionale të Xhudos në Pejë

“Me vendimin përfundimtarë të Qeverisë së Republikës së Kosovës është përmbyllur procedura e shpronësimit për zgjerimin e Qendrës Nacionale të Xhudos në Pejë...Projekti tashmë është hartuar, pra e kemi projektin zbatues për zgjerimin e këtij kompleksi sportiv shumë të rëndësishëm”, tha Çeku.

Po ashtu, i pari i MKRS-së tha se projekti i zgjerimit të Qendrës Nacionale të Xhudos në Pejë është në kuadër të programit shtetërorë “Kosova, shtet i xhudos”, dhe se kostoja e këtij projekti kap shifrën e 5.5 milionë eurove.

Çeku: Kostoja e këtij investimi do të jetë 5.5 milionë euro

Me vendimin e sotëm të Qeverisë përfundon shpronësimi, shumë shpejtë shpallet procedura e prokurimit për ndërtimin, respektivisht zgjerimin e këtij kompleksi sportivë, i cili bën pjesë në kuadër të programit shtetërorë pesë vjeçarë, ‘Kosova, shtet i xhudos’, por njëherit ndërtimi i këtij kompleksi, pra zgjerimi i Qendrës Nacionale të Xhudos në Pejë është edhe përmbushje e zotimeve tona në përgatitje të Lojërave Mesdhetare Prishtina 2030. Kostoja e këtij investimi do të jetë 5.5 milionë euro”, tha Çeku.

Xhudo po merr përkrahjen dhe vëmendjen e duhur nga organet e shtetit, pas sukseseve të vazhdueshme në arenën ndërkombëtare të ekipit kosovar.

Çeku: Qeveria do të ndërhyjë në Manastirin e Banjskës për t’i sanuar dëmet nga sulmi i së dielës

Ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku ka njoftuar se Qeveria është në pritje të krijimit të kushteve të nevojshme për t’i vlerësuar dëmet e shkaktuara gjatë sulmit të së dielës, nga një grup kriminal serb në Manastirin e Banjskës.

Ai tha se vlerësimi do të bëhet nga autoritetet e trashëgimisë kulturore.

Jemi në pritje të krijimit të kushteve të nevojshme që ekipet tona profesionale nga autoritete e trashëgimisë kulturore të bëjnë vlerësimin e dëmeve dhe pas kësaj do të ndërmarrim të gjitha veprimet e nevojshme në bashkëpunim metë gjitha palët relevante për ndërhyrje profesionale me qëllim sanimin e dëmeve fizike në këtë Manastir”.

Çeku tha se i kanë mjetet e nevojshme për të kryer sanimet, teksa shtoi se dëmet nuk janë të vogla në strukturën fizike të Manastirit.

Nga ajo çfarë kemi parë terroristët kanë shkaktuar sulme jo të vogla në strukturën fizike të këtij Manastirit. Besoj thellë që qëllimi i pjesëtarëve të këtij grupi dhe urdhërdhënësve të tyre kanë qen që përveç dëmtimit fizik, të dëmtohen edhe marrëdhëniet ndëretnike dhe ndër fetare në Kosovë. Ministria e Kulturës ka tashmë kodin buxhetor dhe mjetet e nevojshme financiare për ndërhyrjet sanuese edhe Manastirit e Banjskës përveç restaurimeve që i kemi kryer sivjet në kishat ortodokse në Kosovë”.

Sulmi terrorist i sponsorizuar nga shteti i Serbisë përveç që ia mori jetën një polici të devotshëm të Kosovës kishte edhe një dimension të rrezikshëm dhe të dëmshëm , atë të përdorimit të një aseti të trashëgimisë kulturore dhe fetare për qëllime kriminale. Manastiri Ortodoks në fshatin Banjskë të Zveçanit është monument i trashëgimisë kulturore i mbrojtur me ligje të Kosovës u përdorë si strehë nga grupi terrorist, përfshirë armatimin e tyre”.

Murati thotë se për shtesat e policëve shumë shpejt do të ketë vendim

Ministri i Financave, Hekuran Murati, nuk ka dhënë informata se kur do t’i marrin policët shtesat për rrezikshmëri.

Në konferencë për medie pas mbledhjes së Qeverisë, Murati, shtoi se “shumë shpejt do të sigurohen që çdo gjë të vihet në vend të vetë siç e parasheh Ligji i pagave”.

Ai ka shtuar se dëshiron të sigurojë qytetarët “që shteti do të jetë çdoherë pranë atyre që shërbejnë shtetin”.

Kjo ka të bëjë me Ligjin e pagave në tërësi. Ishte proces më kompleks, bëhet fjalë për mbi 80 mijë zyrtarë publikë. Ka shumë kategori tjera që po trajtohen në vijimësi, qoftë nga Ministria e Brendshme ashtu edhe ajo e Financave. Në një masë të madhe e kemi marrë përsipër zbatimin e këtij Ligji”.

“Jemi në proces të dakordimit e të definimit të gjitha shtesave, e po ashtu të kompetencave e përgjegjësive që parashihen. Shumë shpejt do të kemi përafrim të këtyre kërkesave apo gjërave, që të sigurohemi se çdo gjë vihet në vendin e vetë siç e parasheh Ligji”, tha Murati.

Qeveria shkarkon Bordin e “Trepçës”, emëron një të përkohshëm

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e mbajtur të mërkurën ka shkarkuar Bordin mbikëqyrës të ndërmarrjes “Trepça”.

Ministrja e Ekonomisë, Artanë Rizvanolli ka treguar disa nga arsyet që kanë quar në shkarkimin e këtij Bordi.

Kryesues e Bordit të Përkohshëm është emëruar Rrezarta Pllana, ndërsa anëtarë janë emëruar Alban Krasniqi, Merita Beqiri-Gashi dhe Dragisha Kërstoviq.

“Bordi mbikëqyrës i ndërmarrjes ‘Trepça’ është emëruar më vendim të Qeverisë më 2 shkurt të vitit 2022, më 20 shtat 2023 kanë dhënë dorëheqje 2 anëtarë, pra kanë mbetur vetëm 3 anëtarë, që do të thotë se Bordi është jofunskional. Në kuadër të funksionit të vet monitorues, Njësia për politika dhe monitorim të ndërmarrjeve publike, ka gjetur se Bordi mbikëqyrës, përkatësish Komisioni i auditimit i ndërmarrjes ka kryer këto veprime ose mosveprime: nuk ka miratuar strategjinë zhvillimore të ndërmarrjes, nuk ka miratuar rregullore për kompensimin e punëtoreve në përputhje me realizimin e planit të prodhimit dhe të të hyrave, që gjë nevojitet për të nxitur punëtoret me shpërblime për tejkalim të planit dhe për të shmangur detyrimet e papërballueshme për pagat në rastet kur plani i prodhimit nuk realizon të harta e nevojshme”, është shprehur Rizvanolli.

Pjesëmarrja e Radojiçiq në Grupin Terrorist, Kurti ka këto fjalë

Kryeministri Kurti në mbledhjen e sotme të Qeverisë ka thënë se pas dokumentit të pjesëmarrjes së Radojiçiqit në sulmin e së dielës ndaj Policisë së Kosovës në Banjskë të Zveçanit, është “jetike” pluralizmi politik te serbët.

Sipas tij, nuk ka demokraci dhe liri pa pluralizëm.

Pas dokumentimit të pjesëmarrjes së nënkryetarit të Listës Serbe, Milan Radojciq, është vërtetuar një gjë që meriton vëmendjen e të gjithëve, rëndësia jetike e ringjalljes së pluralizmit politik të serbëve në Kosovë.

Nuk ka demokraci e liri pa pluralizëm, serbët e Kosovës duhet të çlirohen nga tutelat e Serbisë”, tha ai. 

Qeveria ndan 6 milionë euro shtesë për rrugën Prishtinë-Podujevë

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e mbajtur të mërkurën ka miratuar vendim që të ndajë 6 milionë euro shtesë për projektin e ndërtimit të rrugës Prishtinë-Podujevë.

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, po vazhdon punimet me intensitet të lartë në këtë rrugë.

Ministria përgjegjëse për Infrastrukturë është angazhuar që punimet të vazhdojnë me intensitet të lartë.

Andaj duke e konsideruar dinamikën aktuale të punimeve sjellim para jush për aprovim ndarjen e mjeteve shtesë për këtë rrugë”, ka theksuar Kurti.

“Suksesi më i madh i Policisë që nga shpallja e pavarësisë”, kjo është kërkesa e Kurtit për qytetarët

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në mbledhjen e sotme të Qeverisë foli se për sulmin e së dielës në Banjskë të Zveçanit ku një grup i armatosur serb sulmuan Policinë e Kosovës duke vrarë policin Afrim Bunjaku.

Ai tha se ky është suksesi më i madh i Policisë së Kosovës që nga shpallja e pavarësisë, raporton Indeksonline.

Kurti tutje shprehu falënderim për Policinë e Kosovës dhe gjithashtu pati kërkesë për qytetarët që t’i falënderojnë policët kudo që janë.

“Të dielën është cenuar sovraniteti shtetëror, integriteti territorial dhe siguria kombëtare. Po atë ditë është dëshmuar rreziku, qëllimi, potenciali dhe gatishmëria e grupeve kriminale terroriste të cilët i kemi luftuar për më shumë se dy vjet e gjysmë.

Është dëshmuar skenari për gjakderdhje në Kosovë. Është dëshmuar profesionalizmi i jashtëzakonshëm i Policisë së Kosovës, institucioneve tona të sigurisë, është dëshmuar kapaciteti i plotë për të mbrojtur republikën. Ky është suksesi i tyre më i madh që prej shpalljes së pavarësisë. Kjo na bën krenar të gjithëve e secilin. Iu ftoj të gjithë juve këtu e gjithë qytetarët e Kosovës që ti falënderojmë pjestarët tanë të Policisë në unfirmë kudo e kurdo që i shihni. Në mëngjes, gjatë ditës e në mbrëmje. Në rrugë, në sheshe, në lagje e trafik. Ju faleminderit për shërbimin tuaj”, tha Kurti.

Çeku: Terroristët shkaktuan dëme në strukturën fizike të manastirit

Ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku, deklaroi se në manastirin e Banjskës terroristët kanë shkaktuar dëme jo të vogla në strukturën fizike të këtij manastiri.

Siç u shpreh gjatë mbledhjes së 162-të të qeverisë, Qëllimi i tyre ka qenë që përveç dëmit fizik, të dëmtohen edhe marrëdhëniet ndërfetare e ndëretnike.

Ai tutje shtoi se janë duke pritur krijimin e kushteve të  nevojshme që të vizitojnë monumentin për vlerësimin e dëmeve dhe menjëherë pas të ndërhyhet me qëllim sanimin e dëmeve fizike në strukturën e manastirit.

Në fund të fjalimit të tij, ministri Çeku i shprehi ngushëllime familjes së heroit Afrim Bufnjaku.

Kurti: Të dielën është cenuar siguria e integritet territorial i shtetit

Kryeministri i vendit, Albin Kurti në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës tha se të dielën nga sulmi terrorist është kërcënuar siguria e vendit, është cenuar sovraniteti dhe integriteti territorial.

Ai para kabinetit qeveritar tha se atë ditë është dëshmuar rreziku, qëllimi dhe potenciali i grupeve terroriste.

“Me mbi 5 milionë euro vlerë e armatimit ushtarak dhe sasi të mjaftueshme për një grup prej qindra luftëtarëve është dëshmuar skenari për gjakderdhje në Kosovë”, tha Kurti.

Kryeministri tha se në sulm janë të përfshirë individë të sanksionuar nga SHBA-të dhe Mbretëria e Bashkuara për aktivitetet kriminale.

Kreu i Qeverisë tha se ata janë në kërkim të institucioneve të drejtësisë për vepra penale në Kosovë.

“Ata shfaqen në krah e përkrahë në një tryezë në Beograd e Rashkë me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, duke paralajmëruar rolin e drejtpërdrejtë të shtetit serb në këtë mes”, tha Kurti.

Qeveria ndan 50 mijë euro për ta ndihmuar familjen e policit hero, Afrim Bunjaku

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e saj të radhës ka marrë vendim që ta mbështesë familjen e pjesëtarit të Policisë, Afrim Bunjakut, i cili vra na grupi terrorist serb të dielën në Banjskë të Zveçanit.

Qeveria ka ndarë 50 mijë euro për t’i ndihmuar më të dashurit e heroit të rënë në mbrojtje të rendit kushtetues.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat