Përpjekje për deeskalim dhe dialog, Kurti merr telefonatë të rëndësishme nga Shtëpia e Bardhë

Aktuale

Përpjekje për deeskalim dhe dialog, Kurti merr telefonatë të rëndësishme nga Shtëpia e Bardhë

Më: 29 shtator 2023 Në ora: 23:00
Albin Kurti

Koordinatori për komunikime strategjike në Këshillin e Sigurisë Kombëtare të SHBA-së, John Kirby, ka shprehur shqetësimin e Uashingtonit, për siç tha, dislokimin e madh të trupave të Serbisë përgjatë kufirit me Kosovën. Ai ka thënë se SHBA ka kontaktuar me Kosovën dhe Serbinë për të folur për këto ngjarje.

Sipas Kirbyt, sot gjatë ditës Kryeministrin Albin Kurti e kanë telefonuar nga Shtëpia e Bardhë, Këshilltari për Siguri Kombëtare Jake Sullivan, ndërsa Presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiqit Sekretari Amerikan i Shtetit.

“Më herët sot, Sekretari Blinken i telefonoi presidentit serb Vuçiq për të përcjellë shqetësimin tonë për këto incidente dhe për të nënvizuar nevojën për de-përshkallëzimin e menjëhershëm dhe një kthim në dialog.

Këshilltari i Sigurisë Kombëtare, Jake Sullivan, pak kohë më parë foli me kryeministrin e Kosovës Kurti për të diskutuar mbi këto ngjarje dhe rëndësinë e dialogut” ka thënë Kirby.

Për këtë telefonatë, ka dhënë detaje edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Kurti ka thënë se e ka falënderuar këshilltarin kryesor të presidentit amerikan, Jake Sullivan për mbështetjen për sigurinë kufitare të Kosovës dhe që kërkojë rritje të mbështetjes kundër planeve të Serbisë për luftë.

Kreu i Qeverisë së Kosovës ka thënë se e ka siguruar këshilltarin e Joe Biden për bashkëpunimin e vazhdueshëm të Policisë së Kosovës me KFOR-in dhe se përkushtimi i Kosovës për të mbrojtur të gjithë qytetarët është i palëkundshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat