Haliti: Rama u keqinterpretua qëllimshëm në Kosovë

Aktuale

Haliti: Rama u keqinterpretua qëllimshëm në Kosovë

Më: 30 shtator 2023 Në ora: 08:18
Deputeti i PDK-së, Xhavit Haliti

Deputeti i PDK-së, Xhavit Haliti, në një intervistë dhënë një mediumi në Shqipëri ka trajtuar zhvillimet e fundit në Kosovë si dhe raportin në mes të dy kryeministrave, Kurti dhe Rama.

Haliti e ka konsideruar si propagandë të stisur tendencën që Rama të paraqitet si më i afërt me Vuçiqin sesa me Kurtin.

“Unë mendoj që Edi Rama nuk ka pasur qëllim të keq kur e ka thënë atë…edhe pse nuk jam parë me të për ta pyetur se përse e tha, mirëpo ne e kemi dëgjuar shumë mirë edhe qëndrimin e Edit në raport me Bashkimin Evropian i cili nuk pranoi të nënshkruajë pa u futur në deklaratën e BE-së edhe çështja e sulmit ose vrasjes së policit në veriun e Kosovës nga grupi terrorist“, deklaroi Haliti për Euronews Albania.

Haliti theksoi se beson se Edi Rama është në krahë të Kosovës. “Normalisht unë nuk e besoj që ka diçka kundër Kurtit”, u shpreh ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat