Presidentja Osmani takon komandantin e KFOR-it dhe shefin e EULEX-it në Kosovë

Aktuale

Presidentja Osmani takon komandantin e KFOR-it dhe shefin e EULEX-it në Kosovë

Nga: A.SH Më: 30 shtator 2023 Në ora: 19:49
Foto nga takimi

Pas vendosjes së ushtrisë serbe në kufi me Kosovën, presidentja Vjosa Osmani ka pritur në takim komandantin e KFOR-it, gjeneral major Angelo Michele Ristuccia dhe shefin EULEX-it, gjeneral major Giovanni Pietro Barbano.

"Kosova mbetet e palëkundur në përkushtimin e saj që sfidat aktuale të sigurisë t`i tejkalojë me partnerët dhe aleatët ndërkombëtarë", ta ndër tjera Osmani.

Njoftimi i plotë:

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, priti në takim komandantin e KFOR-it, gjeneral major Angelo Michele Ristuccia dhe shefin EULEX-it, gjeneral major Giovanni Pietro Barbano.

Në takim u diskutua lidhur me zhvillimet e fundit lidhur me sigurinë në Kosovë dhe me theks të veçantë ne veri dhe në vijen kufitare me Serbinë.

Presidentja Osmani falënderoi komandantin e KFOR-it dhe shefin e EULEX-it për bashkërendimin dhe bashkëpunimin e afërt me institucionet e sigurisë të Republikës së Kosovës. Në këtë kontekst, ajo mirëpriti vendimin e NATO-s per te shtuar numrin e ushtareve në kuadër të KFOR-it si sinjal i qartë ndaj Serbisë që të heq dorë nga destabilizimi dhe rrezikimi i sigurisë në Kosovë.

Presidentja Osmani theksoi se: Kosova mbetet e palëkundur në përkushtimin e saj që sfidat aktuale të sigurisë t`i tejkalojë me partnerët dhe aleatët ndërkombëtarë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat