Presidentja Vjosa Osmani, nesër e ftuar në CNN

Aktuale

Presidentja Vjosa Osmani, nesër e ftuar në CNN

Më: 2 tetor 2023 Në ora: 21:18
Presidentja Vjosa Osmani

Prezantuesja në CNN, Christiane Amanpour, ka paralajmëruar se nesër do ta ketë të ftuar presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani.

Osmani në CNN, pritet të flasë për zhvillimet e fundit në Kosovë, pas sulmit në fshatin Banjskë të Zveçanit tetë ditë më parë, ku një grup kriminal serbë sulmuan Policinë e Kosovës.

Nga ky sulm mbeti i vrarë rreshteri policor Afrim Bunjaku, dhe tre terroristë serbë.

Zhvillimet e fundit në Kosovë kanë ngjallur reagime në të gjithë botën, me vendet e Bashkimit Evropian dhe SHBA-të që kanë dënuar këtë sulm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat