Gazmend Halilaj: Ata që e forcuan Kriminelin Radoiçiç, emërtim të përbashket kanë emrin,“Ndërmarrje e përbashket kriminale”

Aktuale

Gazmend Halilaj: Ata që e forcuan Kriminelin Radoiçiç, emërtim të përbashket kanë emrin,“Ndërmarrje e përbashket kriminale”

Nga: M.L. Më: 2 tetor 2023 Në ora: 21:52
Gazmend Halilaj

Avokati Gazmend Halilaj nëpërmjet një reagimi në Fecebook ka thënë se kriminelin serb Milan Radojiçiq e fuqizuan edhe politikanë shqiptarë të Kosovës.

Ai ka theksuar se ata që e forcuan kriminelin Radojiçiq kanë emërtimin “Ndërmarrje e përbashkët kriminale”.

Sipas Halilajt, Radojiçiq nuk u forcua brenda natës, por që 20 vite nga ata që udhëhoqën me vendin.

Postimi i plotë:

Ata që e forcuan Kriminelin Radoiçiç, emërtim të përbashket kanë emrin NDËRMARRJE E PËRBASHKET KRIMINALE.

Kur i quajta me këtë emër.

Mu hodhën në qafë 70%, të mediave dhe 50% të prokurorisë.

Shikoni sot, a dolën 100%, ato qe i kam thenë ndër vite.

Radoiçiç, nuk u forcua i vetëm.

Nuk u forcua brenda natës.

Ai u forcua, nga ata qe kishin gojen plotë UÇK.

Ai u forcua, nga ata, qe për (20) vite udhëhoqën shtetin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat