Si mund të kthehet vila e Radoiçiqit në stacion policor

Aktuale

Si mund të kthehet vila e Radoiçiqit në stacion policor

Më: 2 tetor 2023 Në ora: 22:30
Vila e Radojçiç

Kthimi i vilës së udhëheqësit të grupit terrorist, Milan Radojçiq në stacion për njësit të barkave të Policisë së Kosovës nuk po shihet si një ide e mirë. Ish-polici, Naim Rudari thotë se vendi ku është i ndërtuar kompleksi nuk është i përshtatshëm për sigurinë e policëve. E juristët tregojnë hapat ligjore që duhet të ndiqen që kjo pronë e Radojçiq të bëhet stacion policor.

Me pamje kah liqeni i Ujmanit e me investime luksoze brenda saj, vila e udhëheqësit të grupit terrorist, Milan Radojçiqi së shpejti mund të bëhet stacion për njësitet e barkave të Policisë së Kosovës.

Për këtë, ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla potencoi se është në bisedime me ministrinë e Bujqësisë, Faton Peci, pasi vila e Radoiçiqit është e ndërtuar në agjencinë pyjore të Kosovës.

Megjithatë, për këtë funksion që e paralajmëroi ministri Sveçla, nuk po shihet si e përshtatshme sipas ish-policit Naim Rudari.

“Besoj që nuk është e përshtatshme për stacion të Policisë, ajo mund të jetë e përshtatshme si një bazë e përkohshme e policisë, por siç shihet nga pamje është afër zonës malore, gjë që nuk ofron siguri për zyrtarët policore por edhe stacion policore duhet të jene sa më në qendër dhe duhet të jenë sa më afër qytetarëve”, tha ish polici, Naim Rudari.

Rudari i cili është edhe jurist tregon hapat që duhen ndjekur që ky kompleks luksoz të bëhet pronë e institucioneve publike.

“Tani po përflitet që ajo është e ndërtuar pa leje,është në pronën publike, duhet të plotësohen të gjitha këto kriteret, të i jepet mundësia edhe pronarit të atakojë më mjete të rregullta, dhe përfundimisht kur të vendos Gjykata se është e vendosur në pronë publike, duhet të konfiskohet e të shndërrohet në pronë publike dhe të bartët secilit institucion publik”, u shpreh Rudari.

Edhe sipas avokat, Ardian Bajraktarit, vila e Rajdojçiqit nuk mund të kthehet në stacion deri sa nuk ka një vendim të formës së prerë nga Gjykata.

“Pas përfundimit të procedurave gjyqësore sipas 277 të kodit të procedurës penale, e njëjta sipas kërkesës së prokurorit me vendim të gjykatës mund të jepet Qeverisë së Kosovës. Në rrjedhe të kësaj në dhjetor të vitit të kaluar Qeveria ka miratuar një udhëzim administrim sipas të cilave rregullohet procedurat përkatëse pas përfundimit të procesi gjyqësore me vendim të gjykatës së formës së prere”, u shpreh avokati, Ardian Bajraktari.

Kjo pronë milionëshe e tashmë ish-nënkryetarit të Listës Serbe, Milan Radojçiqi, i cili udhëheq grupin e terrorsit u konfiskua të premten që lamë pas.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat