“Qëllimi i Serbisë, aneksimi i veriut të Kosovës”, deputeti i Vetëvendosjes: Ndërkombëtarët duhet të ndërmarrin sanksione ndaj Beogradit

Aktuale

“Qëllimi i Serbisë, aneksimi i veriut të Kosovës”, deputeti i Vetëvendosjes: Ndërkombëtarët duhet të ndërmarrin sanksione ndaj Beogradit

Më: 2 tetor 2023 Në ora: 22:37
Deputeti i LVV-së Enver Dugolli

Deputeti i LVV-së Enver Dugolli përmes një lidhjeje SKYPE për emisionin “Open” në News24, foli për zhvillimet politike në Kosovë pas sulmit terrorist të 24 shtatorit, ku humbi jetën efektivi Afrim Bunjaku.

Sipas Dugollit, qëllimi i Serbisë është aneksimi i pjesës veriore të Kosovës, ndërsa tha se sanksionet do ishin gjëja e duhur për Beogradin nga BE dhe SHBA-të.

“Sulmi terrorist dështoi falë reagimit të vendosur dhe mjaft profesional të Kosovës. Falë dëshmive, Serbia ka qenë e kyçur. Aktivizoi një tjetër plan që të fuste trupa në Kosovë, ngriti në këmbë një numër të madh armatimesh dhe trupa ushtarake me synim veriun e Kosovës. Kërkojnë të aktivizojnë njerëz të tjerë dhe të merrnin me vete popullatën serbe lokale.  Duke qenë se mbetën të vetmuar s’kishin rrugë tjetër veç se të kërkonin shtigje për t’u tërhequr. Skenari ishte që fillimisht të tentonin që përmes këtij grupi të ngjallnin revoltë. Kur panë që nuk e bënë dot, u tërhoqën.

Ishte tension apo konflikt i armatosur? Qëllimi është aneksimi i pjesës veriore, ai ka qenë plani kryesor. Meqë dështoi falë reagimit të Kosovës. Reagimet e BE-së kanë qenë paksa jo të nivelit pasi s’kanë qenë si ato të SHBA-ve. Sanksionet do ishin gjëja më e duhur që do duhej që të merrte Serbia”, tha deputeti  i LVV-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat