Haradinaj tregon takimin me Milan Radoiçiq: Në atë kohë nuk ishte i sanksionuar nga ShBA-ja

Aktuale

Haradinaj tregon takimin me Milan Radoiçiq: Në atë kohë nuk ishte i sanksionuar nga ShBA-ja

Më: 2 tetor 2023 Në ora: 22:44
Ish-kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj

Ish-kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj tha në emisionin Now në Euronews Albania se ngjarja e ndodhur në Banjskë ishte një sulm i pastër terrorist, që u neutralizua falë profesionalizimit të policisë së Kosovës.

Ai kujtoi kohën kur si kryeministër i Kosovës kishte pritur në zyrë Milan Radiçiq, në atë kohë një serb i rëndësishëm, por jo i proceduar dhe as i sanksionuar nga ShBA.

“Në kohën e krijimit të ushtrisë së Kosovës kemi zhvilluar biseda me të për ligjet për ushtrinë.

Në atë kohë jam munduar t’u shpjegoj se ligjet tona nuk janë kundër serbëve të Kosovës dhe u kam siguruar atyre që edhe fëmija i tyre mund të bëhet pjesë e ushtrisë së Kosovës. Ata nuk ranë dakord. Ata kërkonin që në ligj të shtohet një nen ku të thuhet se ushtria e Kosovës nuk shkon në veri pa lejen e NATO dhe KFOR. Në atë kohë ai ishte një nga serbët e rëndësishëm të kohës por jo i sanksionuar nga ShBA”, kujtoi Haradinaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat