“Terroristët serbë u trajnuan me makina ushtarake të prodhuara në SHBA”, Bekteshi ‘shpërthen’ ndaj Grenellit e Hill-it – kërkon shpjegim publik

Aktuale

“Terroristët serbë u trajnuan me makina ushtarake të prodhuara në SHBA”, Bekteshi ‘shpërthen’ ndaj Grenellit e Hill-it – kërkon shpjegim publik

Nga: A.M. Më: 3 tetor 2023 Në ora: 10:10
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Beograd, Christopher Hill

Veprimtari shqiptar nga Amerika, Ramazan Bekteshi ka komentuar disa figura politike pas zhvillimeve të fundit në veri të Kosovës.

Bekteshi bëri një analizë në rrjetet sociale në lidhje me qëndrimet e Richard Grenellit, Marko Gjuriqit, Aleksandar Vuçiqit dhe Christopher Hill-it, transmeton "Bota sot".

Së pari, ai ish-emisarin e Presidentit Trump për bisedimet Kosovë –Serbi, Richard Grenell e cilësoi si ‘zot të gënjeshtrës’.

Sipas tij, ai përhapë në mënyrë masive propaganda në emër të shtetit serb.

“Grenell, zoti i gënjeshtrës!

Granell është sajuesi më i paguar i gënjeshtrave serbe! Ai mund të përhapë shpejt propagandë dhe dezinformata masive në emër të Serbisë. Problemi i vetëm është se askush në Perëndim nuk dëshiron tu besoj atyre”, deklaroi ai.

Po ashtu, ai ia bëri me dije amabasadorit të Serbisë në Amerikë, Marko Gjurqiti se gënjeshtrat serbe nuk po konsumohen më nga ndërkombëtarët, pasi janë të ngjashme me ato të Millosheviqit.

“Gjuriqit: Gënjeshtrat serbe nuk konsumohen më ndërkombëtarisht sepse ata prodhonin jashtëzakonisht shumë gënjeshtra qesharake dhe pa shije gjatë sundimit të Millosheviqit. Edhe sot, serbët kënaqen fort dhe besojnë në gënjeshtrat e veta, ashtu si në kohën e Millosheviqit”, theksoi Bekteshi.

Më tej, veprimtari nga Amerika kishte edhe disa fjalë për Vuçiqi.

Ai tha se presidenti serb është bandit dhe luftënxitës, i cili po ledhatohet nga BE dhe SHBA.

“Vuçiqit; Ky luftënxitës është presidenti i Serbise, një shtet sponsor i terrorizmit dhe miku i Putinit dhe iniciatori i Ballkanit të Hapur për luftë. Ky bandit ishte ministri i informatave i Millosheviqit. Në emër të patriotizmit serb, ai shtyp popullin e tij në mënyrë sistematike. Ai u ledhatua nga BE dhe SHBA deri tani, ç’ka në vijim”

E në fund, ambasadorit të SHBA-së në Serbi, Christopher Hill i kërkoi sqarim publik se si terroristët serbë janë trajnuar me Humvee të prodhuara në SHBA.

“Amb. Hill është një diplomat perëndimor që e nderon tepër shumë Vuçiqin. Ai përpiqet të krijojë një paqebërës nga një bandit i luftës. Hill ende nuk po e kritikon Vuçiqin pas gjithë dramës në Kosovë. Zotëri, terroristët serbë janë trajnuar me Humvee të prodhuara në SHBA, dhe ju i detyroheni botës për një informatë”, përfundoi Ramazan Bekteshi, përcjell “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat