Hyseni thotë se u krijua korridor për ikjen e terroristëve: Snajperistët tanë mund t’i ‘hiqnin’ të gjithë

Aktuale

Hyseni thotë se u krijua korridor për ikjen e terroristëve: Snajperistët tanë mund t’i ‘hiqnin’ të gjithë

Më: 3 tetor 2023 Në ora: 21:24
Ish-ministri i Punëve të Brendshme, Skender Hyseni

Ish-ministri i Punëve të Brendshme, Skender Hyseni, ka thënë se policia e Kosovës ka snajperistë të shkolluar që do të mund t’i eleminonin të gjithe terroristët më 24 shtator në veri.

Ai në Pressing, ka thënë se ikja e terrositëve tregon se ka pasur një korrdor për këtë.

E këtë korridor thotë ta kenë mundësuar të gjitha palët e përfshira, jo vetëm Kosova e Serbia.

Sipas tij ky pajtimi në heshje mund të ketë ardhur për ta shmangur gjakderdhjen e mëtejme.

”Ata ecnin thuajse ishin në piknik. Policia e Kosovës ka snajperistë të shkolluar që një nga një do t’i hiqte. Ajo pamje thotë që do të ketë qenë një pajtim i heshtur midis palëve të involvuarve, të gjithëve, jo vetëm Kosovës dhe Serbisë që të evitohet gjakderdhja e mëtejme”, ka thënë Hyseni. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat