Haradinaj: Osmani, Kurti e Konjufca të ulen me aleatët! Kjo është goditja më e madhe për Serbinë

Aktuale

Haradinaj: Osmani, Kurti e Konjufca të ulen me aleatët! Kjo është goditja më e madhe për Serbinë

Më: 3 tetor 2023 Në ora: 23:39
Ramush Haradinaj

Ish-kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj ka folur sonte në studion e “Opinion” për sulmet në veri të Kosovës dhe jo vetëm. Ai nuk përjashtoi mundësinë e përplasjeve të tjera në veri të Kosovës pasi sipas tij serbët do të “provokojnë” sërish.

-A rrezikohet destabilitet sërish në zonat e veriut të Kosovës? Kësaj here unë nuk pashë që popullata serbe ta mbështeste këtë grup banditësh.

Ramush Haradinaj: Derisa nuk ka një epilog të një suksesi politik, pra derisa ne s’kemi një dakordim, të paktën me Amerikën dhe BE-në dhe të shpallet se Kosova suksesshëm i ka zbatuar obligimet e marra, çdo herë serbët do ta nxisin një tensionim në veri.

-Dhe rrezikon të ketë përplasje të tjera?

Ramush Haradinaj: Do ta nxisin një tensionim të ri në vazhdimësi.

Më tej, Haradinaj tha se sot është momenti që krerët më të lartë të shtetit të Kosovës të ulen me aleatët për të diskutuar, duke shtuar se “goditja më e madhe për Serbinë do të ishte një hetim ndërkombëtar”.

-A mundet Kosova në këtë moment të ulet dhe të zhvillojë një dialog me një polic të vrarë në detyrë?

Ramush Haradinaj: Në dialogun e zhvillojmë me aleatët tanë, pra Serbia është palë, por mos të harrojmë se nuk kemi vetëm detyrime bilaterale…

-Pra ju jeni që Kurti dhe Vuçiç të ulen përballë njëri-tjetrit?

Ramush Haradinaj: Së pari unë besoj që Osmani, Kurti e Konjufca të ulen me aleatët tonë, ta dakordojnë zbatimin e nëse nuk vjen Vuçiçi, unë mendoj se nuk duhen nxjerrë kushte menjëherë. Asnjë lloj kushti!

-A mund të jetë kusht që të ekstradohen në Kosovë personat që kanë marrë pjesë në sulmin ndaj policit, midis të cilëve Radojiçiçi përshembull?

Ramush Haradinaj: Kërkesa jonë është legjitime që ata të kthehen. Është e gabuar me nxjerr kushte, ne duhet të merremi vesh me aleatët tonë sot! E pastaj kërkesa për ekstradim vazhdon. Goditja më e madhe për Serbinë, do të ishte një hetim ndërkombëtar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat