“Paga e vogël, kam marrë vizë pune”, Zeqiri shpalos letrën e dorëheqjes së një polici

Aktuale

“Paga e vogël, kam marrë vizë pune”, Zeqiri shpalos letrën e dorëheqjes së një polici

Më: 4 tetor 2023 Në ora: 10:13
Kryetari i Sindikatës së Policisë së Kosovës, Imer Zeqiri

Kryetari i Sindikatës së Policisë së Kosovës, Imer Zeqiri, ka shpalosur shqetësimin e dorëheqjeve brenda policisë, për shkak të (mos)kushteve të punës.

Ai ka lexuar letrën e dorëheqjes së një zyrtari policor e bërë vetëm dy ditë më parë.

Letra e dorëheqjes së dorëzuar nga polici, të cilën Zeqiri e lexon, shkruan:

“Ju njoftoj se nga data 2.10.2023, jap dorëheqje vullnetare nga puna për arsye personale dhe ekonomike. Kam nënshkruar kontratë me Policinë e Kosovës duke pranuar kushtet e pagesës, ku nga ministri i Punëve të Brendshme, jemi njoftuar nga mediat se do të paguhet edhe pagesa e rrezikshmërisë në mënyrë retroaktive, gjë që nuk ka ndodhur.

Ndërkohë jam pajisur me vizë pune. Nuk kam menduar ta lëshojë Kosovën, por paga prej 420 euro nuk më mjafton dhe kam qëndruar në polici duke menduar se do të më paguhet rrezikshmëria. Duke parë që kjo nuk është duke ndodhur, po jap dorëheqje nga Policia e Kosovës. Kërkoj të ma aprovoni kërkesën time për dorëheqje”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat