Bytyqi: E lëshuam seancën sepse na detyruan, Kurti dhe ministrat e kanë obligim llogaridhënien

Aktuale

Bytyqi: E lëshuam seancën sepse na detyruan, Kurti dhe ministrat e kanë obligim llogaridhënien

Më: 6 tetor 2023 Në ora: 13:12
Albana Bytyqi

Për vendimin e kryeministrit Albin Kurti dhe ministrave për të mos u përgjigjur në pyetjet parlamentare të opozitës, ka reaguar edhe deputetja e AAK-së, Albana Bytyqi.

Ajo, përmes një postimi në profilin e saj në rrjetin social Facebok, ka shkruar se është e turpshme se si një kryeministër i kushtëzon deputetët e opozitës për mospërgjigje.

Sipas saj, kjo qeveri po i fsheh dështimet e veta duke ikur nga përgjegjësitë.

Postimi i saj i plotë:

Në shenjë proteste sot lëshuam seancën e Kuvendit. Të detyruar sigurisht!

Është e turpshme që një kryeministër i kushtëzon deputetët e opozitës për mospërgjigje në pyetjet tona nëse nuk i votojmë marrëveshjet ndërkombëtare. Kryeministri dhe ministrat e tij e kanë obligim llogaridhënien dhe transparencën për qytetarët dhe nuk mund të fshihen me arsyetimin e marrëveshjeve ndërkombëtare. Mjaftë i mshefët dështimet tuaja duke ikur nga përgjegjësitë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat