Statovci: Qëllimi i Serbisë është thjeshtë copëtimi i tokave të Kosovës

Aktuale

Statovci: Qëllimi i Serbisë është thjeshtë copëtimi i tokave të Kosovës

Më: 19 tetor 2023 Në ora: 15:28
Deputetja e Vetëvendosjes, Jeta Statovci

Deputetja e Vetëvendosjes, Jeta Statovci, ka thënë në seancën e Kuvendit të Kosovës se qëllimi i shtetit serb në veri është thjeshtë copëtimi i tokave të Kosovës, nëse jo përmes një marrëveshje ndërkombëtare në tavolinë, përmes taktikave të mësuara nga Rusia, që u përdorën në Krime e Donbas e këto nuk ndjekin asnjë parim, dhe nuk kanë asgjë të përbashkët me Procesin e Berlinit që për shtyllë kryesore ka promovimin e fqinjësisë së mirë, .

“Veriu i Kosovës nuk mund të jetë një laborator droge, një kazermë municioni, eksplozivësh, një strehë për grupe terroriste, një zonë ku autoambulancat bëhen autoblinda për transport të armatimit, një zonë ku vriten policët e Kosovës, ku sulmohen gazetarët, përgjaken civilët, JO, këtë nuk mund ta lejoj një shtet demokratik, që aspiron integrimin në BE, që ndjek procesin e Berlinit, këtë mund ta dëshiroj vetëm një shtet i cili aspiron rrugët terroriste, ato të Rusisë, dhe politikat autoritare e jo demokratike të vendeve tjera”, tha Statovci.

Këtë, thotë ajo, “na dëshmoi vizita e Presidentit të Serbisë në Kinë, teksa tërë Ballkani e BE-ja ishin të përqendruar në Tiranë, për Procesin e Berlinit, si rruga jonë e përshpejtuar e bashkëpunimit për integrim në BE. E për veçanti, aty ishin dhe dy arkitektët e planit Franko-Gjerman nën qëllimin e arritjes së një marrëveshje paqeje”.

“Në Samitin e Tiranës, ne morëm mbështetjen e vendeve demokratike të BE-së, nënshkruam marrëveshje ndërkombëtare (Marrëveshja përfshin njohjen e kualifikimeve profesionale të infermierëve, veterinerëve, farmacistëve dhe mamive në kontekstin e marrëveshjes së tregtisë së lirë të Evropës Qendrore), por edhe sqaruam për komunitetin ndërkombëtar, çështje me rëndësi kruciale për sigurinë tonë”, përfundoi Statovci.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat