Vllasi: Kurti duhet të bashkëpunojë me ndërmjetësuesit evropianë

Aktuale

Vllasi: Kurti duhet të bashkëpunojë me ndërmjetësuesit evropianë

Më: 27 tetor 2023 Në ora: 18:12
Azem Vllasi

Njohësi i marrëdhënieve Kosovë-Serbi, Azem Vllasi, në “Info Magazine” ka folur për Asociacionin, duke thënë se nëse ndërmjetësuesit evropianë janë shprehur se kanë pasur një propozim me standarde evropiane, sipas tij, pala kosovare duhet ta merr këtë me seriozitet.

Tutje, Vllasi është shprehur se pala kosovare duhet të bashkëpunojë me ndërmjetësuesit evropianë.

“Nëse ndërmjetësuesit evropian, Borrell dhe Lajçak thanë që sa i përketë bashkësisë së komunave me shumicë serbe kanë propozuar, e kanë një propozim me standarde evropiane, të moderuar, pala kosovare duhet ta merr këtë me seriozitet dhe unë e kuptova para dy ditësh që kryeministri Kurti tha se e ka pranuar si bazë për të bashkëpunuar me ndërmjetësuesit evropian në realizimin e kësaj detyre”.

“Nëse ky plan që u është propozuar nuk del jashtë kornizës kushtetuese dhe ligjore të Kosovës për Asociacionin e Komunave me Shumicë serbe dhe do të jetë një formë e bashkëpunimin në mes këtyre komunave me shumicë serbe për disa çështje specifike të komunitetit serb, gjithmonë përbrenda Kushtetutës së Kosovës, pala kosovare duhet të bashkëpunojë me ndërmjetësuesit evropian në zbatimin e kësaj”, është shprehur ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat