Familjarët ndihen krenarë për veprat e heronjve, Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu

Aktuale

Familjarët ndihen krenarë për veprat e heronjve, Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu

Më: 2 nëntor 2023 Në ora: 17:01
Foto nga vendi i ngarjes

Me rastin e 34-vjetorit të rënies heroike së heronjve, Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu gjatë mbajtjes së homazheve në varrezat e dëshmorëve, të pranishëm ishin edhe familjarët dhe miqtë e heronjve të cilët u shprehën krenarë për veprat e dëshmorëve.

Motra e heroit, Afrim Zhitia, Sadete Zhitia tha se ndjehet e lumtur kur sheh se si po vlerësohen nga të rinjtë në vend veprat e vëllait të saj dhe të gjithë heronjve të Kosovës.

Zhitia: Ndjehem krenarë kur shoh vlerësimin nga rinia për dëshmorët e luftës

"Po mendoj që gjithmonë e më shumë, sado që shkojnë vite edhe pse këto vite liri dhe këto gjenerata të reja po e përkujtojnë dhe po i nderojnë është kënaqësi me i pa që këta djem të rijnë dhe i gjithë ky popull po e vlerëson sakrificën e atyre që kanë shkuar, për me pas një jetë të mirë sot. Natyrisht në përvjetorë të tilla është emocioni është dhimbje dhe jeta vazhdon dhe ata kanë rënë për një jetë të re dhe të mirë dhe ndjehem mirë kur shoh që vazhdojnë dhe i nderojnë", tha Zhitia.

Po ashtu, vëllai i dëshmorit Fazliu, Fadil Fazliu derisa tregoi rrëfimet familjare tha se heronjtë kanë qëndruar gjithmonë bashkë në të gjithë rrugën e tyre për liri.

Fazliu: Dy heronjtë kanë qëndruar gjithmonë bashkë në luftën për liri

“Si familje na kujtohen rrëfimet e tyre, puna e tyre, veprimet e tyre të cilët kanë qenë një ndër bazat kryesore ilegale në banesën tonë në bllokun e tretë ku ka qenë Afrim Zhitia, Fadil Vata, Sahit Krasniqi shumë e shumë tjerë që faktikisht që ka edhe dëshmorë që kanë qëndruar bashkë kanë shpërndarë edhe trakte bashkë, kanë dalë edhe në demonstrata bashkë ashtu edhe një ndër ta ka vazhduar edhe rrugën e tyre dëshmori Bahri Fazliu” tha Fazliu.

Ndërsa i pyetur për bastisjen e fundit në familjet e bashkëluftëtareve të tij dhe familjes Fazliu, tha se nuk është ndjenjë e mirë dhe as e drejtë nga ana e Gjykatës Speciale. Ai tha se veprimet e gjykatës janë jo të drejta dhe se po vepron siç ajo po dëshiron.

Fazliu: Gjykata Speciale po vepron siç po dëshiron, veprimet e saja janë jo të drejta

“Është një ndjenjë jo e mirë të kontrollohen familjet emblematike jo vetëm ne, por të gjithë të kontrollohen, nuk është e arsyeshme familja Fazliu e cila ka dy dëshmorë dhe veprimtaria e tyre e cila është bukur e madhe. Edhe bashkëluftëtareve të tjerë të cilët janë në Hagë, sot atje të cilët kanë punuar dhe vepruar së bashku me ata të kontrollohet, kjo nuk është ndjenjë e mirë, por e keqe edhe për drejtësi”, shtoi Fazliu.

Edhe bashkëluftëtari i heronjve, Zhitia dhe Fazliu, Arben Krasniqi tha se ndjehet krenarë që ka bashkëpunuar me të dy dëshmorët. Ai u shpreh i mërzitur për mungesën e tyre sot, por sipas tij të njëjtit po vlerësohen mjaftueshëm për veprat e tyre.

Krasniqi: Jam krenarë për të dy bashkëluftëtarët Zhitia dhe Fazliu

“Aq sa kamë dhimbje kam edhe krenari, nëse them dhimbje them me atë që na mungojnë, nëse them krenari them që krenohemi me atë që kanë rënë për liri. Unë si bashkëluftëtarë kamë qenë në moshë të re, Fahriu dhe Afrimi kanë qenë në shtëpinë tonë d.m.th ka qenë baza edhe i kemi, d.m.th. pse isha në moshë të re në krahasim m ata më kanë vlerësuar si bashkëpunëtorë, d.m.th. nuk kanë bërë dallime në moshë dhe për vlerësimin mendoj që po vlerësohen mjaftueshëm dëshmorët, ndoshta nuk e bëjnë të gjithë atë por ne vet si njerëz vet që e kanë emrin dëshmitarë, ne duhet të dëshmojmë se çka kanë bërë ata " tha Krasniqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat