“Kurti fitoi debatin për Asociacionin”, Bytyçi zbardh prapaskenat e përplasjeve në Kuvend: Këta persona janë prodhim i Thaçit

Aktuale

“Kurti fitoi debatin për Asociacionin”, Bytyçi zbardh prapaskenat e përplasjeve në Kuvend: Këta persona janë prodhim i Thaçit

Nga: A.M. Më: 3 nëntor 2023 Në ora: 20:47
Albin Kurti

Profesori Enver Bytyçi ka komentuar paraqitjen e kryeministrit Albin Kurti në seancën e sotme parlamentare në Kuvend.

Ai në një postim në Facebook krahasoi paraqitjet e Kurtit dhe Ramës në parlamentet e Kosovës e Shqipërisë.

Madje, Bytyçi u shpreh se Kurti fitoi debatin me opozitën, ndonëse ishte në kushte të vështira.

“Një gjë që kryeministri i Kosovës po e bën si duhet lidhet me atë se ai nuk pranon asnjë hap implementimi të marrëveshjes, nëse këtë marrëveshje nuk e nënshkruan edhe presidenti i Serbisë! Të shohim deri ku do të shkojë kjo këmbëngulje, pasi që presioni do të jetë shumë më i madh mbi zotin Kurti, sesa mbi Aleksandër Vuçiq! Si gjithnjë!” – shkroi ndër të tjera profesori, transmeton “Bota sot”.

Postimi i plotë

Sot Albin Kurti ishte sërishmi në parlament. Ndërsa kryeministri i Shqipërisë e drejton parlamentin me SMS, kryeministri i Kosovës është aty sa herë e kërkojnë deputetët.

Gjithë ditën mediet kanë dhënë live interpelancën e Kurtit dhe në asnjë rast nuk u pa ajo që shihet në pesë minuta në parlamentin e Shqipërisë, ku kryeministri del në podium, shan e gërthet kundër opozitës dhe mbledh letrat e ikën!

Albin Kurti sot e fitoi debatin edhe pse në kushte të vështira për shkak të kushtit të ndërmjetësve në dialog që drafti i asosacionit të mos publikohet. Kreu i grupit parlamentar të AAK-së tha se Vuçiq ia raporton çdo të fshehtë Rusisë dhe Kinës, ndërsa Kurti nuk ua thotë deputetëve. Në fakt duket një lloj paradoksi që deputetëve të mos ua japësh një draft të tillë. Por krahasimi i deputetit të AAK-së ishte mediokër.

Cili është drafti, ne nuk e dimë. Mos deklarimi i kryeministrit të Kosovës e rrit dyshimin. Mbi bazën e dyshimeve opozita u përpoq ta kryqëzojë zotin Kurti. Por mesa duket vetë opozita do të vihet në siklet të madh. Kur drafti të shkojë në Gjykatë Kushtetuese opozita do ta ketë të lehtë ta kthejë mbrapsht draftin në fjalë, për shkak se shumica dërmuese e anëtarëve të kushtetuses janë prodhim i Hashim Thaçit! Kështu që e ka një mundësi të tillë. Të shohim atëherë, nëse do ndodhë kjo ose jo. Por jam i bindur se opozita do ndikojë që drafti të miratohet në kushtetuese, edhe nëse do të ketë ndonjë difekt. Sepse opozita është më e përulur ndaj ndërkombëtarëve sesa qeveria.

Nejse! Opinioni publik është në pritje të zhvillimeve të tjera, Të shohim se cili do të jetë drafti i këtij asosacioni. Nëse është ai që na thotë Edi Rama, pra drafti i tij, jam i sigurt se nuk lidhet me interesat e Kosovës, por me ato të Serbisë. Këtë së paku duhet ta thotë vetë zoti Kurti: - I ngjan apo jo drafti që ai ka në sirtar projektit të Edi Ramës dhe të Aleksandër Vuçiq?!

Një gjë që kryeministri i Kosovës po e bën si duhet lidhet me atë se ai nuk pranon asnjë hap implementimi të marrëveshjes, nëse këtë marrëveshje nuk e nënshkruan edhe presidenti i Serbisë! Të shohim deri ku do të shkojë kjo këmbëngulje, pasi që presioni do të jetë shumë më i madh mbi zotin Kurti, sesa mbi Aleksandër Vuçiq! Si gjithnjë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat