Qalaj për raportimin e Kurtit në Kuvend: Manipulues, nuk kuptuam asgjë

Aktuale

Qalaj për raportimin e Kurtit në Kuvend: Manipulues, nuk kuptuam asgjë

Më: 4 nëntor 2023 Në ora: 06:32
Deputeti i Partisë Demokratike, Rashit Qalaj

Deputeti i Partisë Demokratike, Rashit Qalaj, ka deklarua se seanca në Kuvend e raportimit të kryeministrit Albin Kurtit për dialogun nuk kishe kuptim.

Sipas tij Kurti nuk ka shpalosur asnjë dokument se çka është biseduar në Bruksel, madje edhe e ka vlerësuar më shumë si tallje me deputetët.

Sipas tij, Kurti po fsheh diçka të madhe në draftin për asociacionin.

“Ne nuk kemi kurrfarë dokumenti se çka është biseduar në Bruksel dhe e kemi pritur me një far kërshërie se cka është biseduar dhe me çka është pajtuar pala kosovare. Mirë që erdhi sot kryeministri Albin Kurti në parlament, mirëpo ai vetëm raportim nuk ishte. Ishte më shumë histori duke e akuzuar opozitën PDK dhe LDK për dialogun në të kaluarën. Mirëpo sa i përket marrëveshjes që zoti Kurti e ka pranuar, por që nuk ka nënshkrim, ai nuk ka folur asgjë. Mund ta kuptojmë që është dakoruduar me pesëshen evropiane që të mos flasin për dokumentin por disa detaje është dashur ti ndajë më qytetarët e Kosovës. Ne në një seancë të kaluar i kemi kërkuar që nëse duhet të mbahet konfidenciale bisedimet së paku të informohen deputet në një seancë të mbyllur”

Ai foli edhe për përplasjet e Kuriti me deputetët, që nuk ishin të pakta.

“Pjesa e parë e seancës ka qenë në nivel dhe ka qenë një diskutim tamam në temë. Por ju e dini që z.Kurti është mjeshtër i manipulimit dhe opozita ra në grackën e tij që të mos flasin për temën për cka ishte ftuar por shkuan te historia e dialogut, shtetndërtimit. Kjo po ndodh shumë herë.”, tha ai.

"Ofendimi se Vuciqi po ju kërkon juve, shkaktoi tension tek deputetët e opozitës të cilët pastaj reaguan. Nëse më pyet tani a ke informata më shumë për draft statutin unë them se nuk kam. Kryeministri është dashur të na njoftojë në pika të trasha se çka përmban asociacioni. Sot u fitua përshtypja që kryeministri Kurti të bëjë hapa që marrëveshja të mos dërgohet në Gjykatën Kushtetuese. Ai është një lojtar i cili në detaje i ka studiuar dokumentet dhe ligjet e marrëveshjeve ndërkombëtare dhe ai e di mirë se cka të bëjë që ajo marrëveshje të mos shkojë në Kushtetuese. Ne mendojmë që çfarëdo që të arrihet në Bruksel duhet të dërgohet në Kushtetuese. Në të kaluarën Kushtetuesja ka vlerësuar se marrëveshja për asociacionin nuk ka qenë në përputhje me Kushtetutën. Unë kam biseduar edhe me kryetarin e partisë. Por, atë nuk e kanë as Kryetari i PDK-së, As LDK, as AAK. Kosova do ta përjetojë një krijesë që do të jetë e dëmshme për Kosovë” deklaroi ia në DPT te Fidan.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat