Përfundon seanca në rastin e Isni Kilajt, ky është vendimi i gjykatësit

Aktuale

Përfundon seanca në rastin e Isni Kilajt, ky është vendimi i gjykatësit

Më: 4 nëntor 2023 Në ora: 07:32 Përditësuar në ora: 12:37 më 04.11.2023
Isni Kilaj

Përfundon seanca në rastin e Isni Kilaj, ky është vendimi i gjykatësit

Është paraqitur sot para Dhomave të Specializuar në Hagë, Ish-kryetari i Komunës së Malishevës, Isni Kilaj.

Në këtë seancë atij i janë shpalosur arsyet e arrestimit.

Prokurori i rastit ka thënë se gjatë kontrollit të banesës së Kilajt, ZPS-ja gjeti materiale që lidhet me dëshmitarët dhe ato janë konfidenciale e të cilat nuk do të duhej që ai t’i mbante.

“Provat tregojnë që Kilaj është përgjegjës në pengimin e personit zyrtar dhe shkelja e fshehtësisë së procedurës penale”, tha prokurori.

Ndërkaq, avokati i Kilajt, Brien Edwards, ka bërë të ditur se ndaj klientit të tij nuk ka aktakuzë, duke kërkuar kështu lirimin e tij.

“Në çoftëse do të bëhet siç thotë prokuroria, ai duhet të pres derisa të bëhet aktakuza, derisa të konfirmohet pra vendimi, i ndaluar, larg nga shtëpia, larg nga familja e tij, ai do të vazhdojë të jetë në një situatë të cënueshme, larg nga shtëpia e tij, nga ku u mor më 2 nëntor”.

“Ai duhet të pres derisa prokuroria të përfundojë hetimet e veta dhe pastaj të hartojë aktakuzën dhe pastaj ta paraqesi aktakuzën dhe ndërkohë ai nuk mund të bëjë asgjë që ta detyrojë prokurorinë që ta përshpejtojë këtë proces”, është shprehur ai. 

Në fund të seancës gjyqyari njoftoj që nuk e ka vendimin gati në lidhje me kërkesë e prokurorit për masën e paraburgimit për Kilajn. Gjyqtari tha që do të thërret seancë tjetët dhe të hënën merret vendimi për Kilajn.

Avokati i Isni Kilajt kërkon lirimin e tij dhe bashkëpunim me autoritetet: Nuk paraqet rrezik, të lirohet për në Kosovë

Avokati i ish-kryetarit të Malishevës Isni Kilajt, Brian Edwards gjatë seancës e cila po zhvillohet në Hagë ka thënë se klienti i tij nuk paraqet rrezik si dhe kërkoi lirimin e tij deri në kryerjen e hetimeve. 

Edwards tha se Kilaj ka treguar gatishmëri që të intervistohet menjëherë edhe pa praninë e ndonjë avokati.

Ai u shpreh se Kilaj është familjar dhe ka lidhje jashtëzakonisht të mirë me komunitetin ku jeton.

“Në raportin e arrestimit të tij, nuk mund të marr me mend që mund të ketë ndonjë gjë konfidenciale apo private, por nuk janë përdorur ndaj tij. Nuk mund të më shkoj mendja që ka ndonjë gjë konfidenciale. Kilaj ka bashkëpunuar me vullnet të lirë në arrestimin e tij. Duhet të ketë ndonjë problem në kronologji nga prokuroria…çdo avokat do të tmerrohej që një klient do të mbrohet pa folur dhe …ai është i gatshëm të intervistohet në mënyrë të vullnetshme. Ai do t’i mbush 60 vjeç në dhjetor. Është familjar dhe i martuar ka dhe fëmijë. Ka lidhje jashtëzakonisht të forta me komunitetin. Nuk ekziston rreziku më i vogël që të kërkoj të pengoj procesin apo ndonjë vepër penale. Një 60 vjeçar që asnjëherë nuk është arrestuar më parë, para 2 nëntorit. Parashtrimet e mija do të paraqiten me shkrim deri në fund të ditës. Është kandidat jashtëzakonisht i mirë që të lirohet për në Kosovë”, ka thënë Edwards.

Gjykatësi kërkoi nga prokurori Holling që t’i japin një afat kohor se kur pritet të ketë një aktakuzë për Kilajn, ndërsa prokurori kërkoi kohë pasi tha “ende nuk e di se sa ka material”.

“Varet nga analiza e materialit që sapo kemi marrë, një pjesë e morëm dje, sot është e shtunë. Ende nuk e dimë çfarë materiali kemi. Më 20 nëntor ne do të jemi në gjendje që të japim një parashikim më të saktë”, tha prokurori Holling. 

Isni Kilaj nën hetim për dyshime të ‘Pengimit të personave zyrtarë’ dhe ‘Shkeljes së fshehtësisë së procedurës’

Ish-kryetari i Malishevës Isni Kilajt pas arrestimit dhe dërgimit të tij në Gjykatën Speciale, sot është paraqitur për herë të parë para Dhomave të Specializuara në Hagë.

Gjykatësi i Gjykatës Speciale tha se ekziston dyshim i bazuar ndaj Isni Kilajt, për veprat penale, ‘Pengim i personave zyrtarë për kryerjen e detyrave zyrtare’, dhe  ‘shkelja e fshehtësisë së procedurës”.

“Më 2 nëntor 2028 Prokurori i Specializuar lëshoi fletëarrestim për Isni Kilaj. Ekziston dyshim i bazuar për vepra penale, ‘pengim i persoave zyrtare për kryerjen e detyrave zyrtare’, ‘shkelja e fshehtësisë së procedurës’. Kilaj u transferua në objektin e Hagës më 03.11.2023. seanca e sotme nuk është seancë gjyqësore, pasi ende nuk është dorëzuar aktakuza nga prokurori i Speciliaur. Sot duhet të sigurohem se i dyshuari është i informuar për arrestimin e tij, dhe arsyet se pse po mbahet në paraburgim. Gjithashtu përfshiet këtu dhe e drejta e tij që të marr avokat”, tha gjykatësi i Gjykatës Speciale.

Gjykatësi e pyeti Kilajn se nëse ka marr fletarrestimin, ai konfirmoi se po.

Ndërsa, prokurori i rastit, Mat Holling tregoi se gjatë bastisje në shtëpinë e Kilajt janë gjetur materiale që ndërlidhen me veprën penale “shkelja e fshehtësisë së procedurës”.

“Gjatë bastisjes janë gjetur materiale…Duke pasur informacion të tillë shkelja e fshehtësisë së procedurës, nënkuptojmë që ky material do të përdoret për pengim gjyqësorë”, ka thënë Holling. Pra Kilaj.

Prokurori Holling kërkoi që Kilaj të mbahet në paraburgim që të mos pengojë apo frikësoj dëshmitarët.

“Kilaj duhet të mabhet i ndaluar se është marrë pikërisht me këto lloj sjellje, pra një sjellje penguese bazuar në materialet që i janë gjetur. Frikësimit të dëshmitarëve. Se kjo klimë ekziston konfirmohet dhe nga shpallja fajtor të Gucatit dhe Haradinaj”, tha Holling.

Ndërsa avokati i Kilajt, Brien Edwards tha se: “me lejen tuaj do të kërkoj që të mos jepni vendim pa marr parashtrimi tonë. E ato do të jenë më të hollësishme që do t’i them para jush. Për disa parashtrime duhet të kaloj në seancë privat. Siç thatë dhe ju s’ka aktakuzë deri më tani.

​Sot paraqitja e parë e Isni Kilajt

Dhomat e Specializuara në Hagë kanë caktuar për sot paraqitjen e parë të ish-kryetarit të Malishevës Isni Kilajt, në orën 10:00.

“Paraqitja e parë do të jetë seancë publike, gjatë të cilës gjykatësi i vetëm siguron që Isni Kilaj është informuar për arsyet e arrestimit të tij dhe se po respektohen të drejtat e tij sipas Ligjit dhe Rregullores, ndër të cilat e drejta për përfaqësim juridik”, thuhet në njoftimin e Dhomave të Specializuara.

Kilaj është transferuar dje në Objektin e Paraburgimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës.

Urdhri për arrestimin e Isni Kilajt u lëshua nga Prokurorja e Specializuar për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë, përfshirë pengim të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare sipas Kodit Penal të Kosovës të vitit 2019 dhe shkelje të fshehtësisë së procedurës dhe Ligjit për Dhomat e Specializuara të Kosovës dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar.

Zyra e Prokurorit të Specializuar kreu arrestimin me mbështetjen e policisë së Kosovës dhe të Misionit të Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX).

Sipas Ligjit, policia në kuadër të Zyrës së Prokurorit të Specializuar ka autoritetin dhe përgjegjësinë për të ushtruar kompetencat që i janë dhënë policisë së Kosovës sipas ligjeve të Kosovës. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat