Osmani e ulur afër Princit William, merr pjesë në ceremoninë Earthshot Price

Aktuale

Osmani e ulur afër Princit William, merr pjesë në ceremoninë Earthshot Price

Më: 7 nëntor 2023 Në ora: 16:23
Foto nga ceremonia

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, ka marrë pjesë në ceremoninë e Earthshot Prize.

Ajo shfaqet e ulur afër Princit të Mbretërisë së Bashkuar.

Iniciativa e Princit William, është një nismë globale e krijuar për t’i trajtuar disa nga sfidat mjedisore me të cilat përballet planeti ynë, duke angazhuar potencialin e jashtëzakonshëm të rinisë.

“Së bashku, ne mund të punojmë drejt një të ardhmeje më të qëndrueshme për brezin e ri”, tha Osmani.

Postimi i plotë:

Isha e nderuar të marrë pjesë në ceremoninë e Earthshot Prize, një nismë frymëzuese globale, e krijuar nga Princi William për t'i trajtuar disa nga sfidat mjedisore me të cilat përballet planeti ynë, duke angazhuar potencialin e jashtëzakonshëm të rinisë.

Së bashku, ne mund të punojmë drejt një të ardhmeje më të qëndrueshme për brezin e ri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat