Propozimi i Vuçiqit për nënshkrim të marrëveshjes, shihet i palogjikshëm dhe taktizim

Aktuale

Propozimi i Vuçiqit për nënshkrim të marrëveshjes, shihet i palogjikshëm dhe taktizim

Më: 16 nëntor 2023 Në ora: 21:20
Pamje nga Brukseli

Pavarësisht asaj që po cilësohet si progres i arritur me marrëveshjen për normalizim mes Kosovës dhe Serbisë, sfidues po vazhdon të jetë zbatimi i saj.

Kryeministri i vendit Albin Kurti në një intervistë për median austriake “Der Standard” tha se Vuciq ka kërkuar që Serbia dhe Kosova të nënshkruanin ndaras me BE-në. Por, ai theksoi se Kosova nuk po i normalizon marrëdhëniet me BE-në, por me Serbinë!

Ish-diplomati Agim Nesho thotë se nënshkrimi i palëve veç e veç me Bashkimin Evropian do të ishte i palogjikshëm.

Ndërsa, profesori universitar Dritëro Arifi thotë se kjo kërkese është një taktizim nga ana e Serbisë dhe se ndërkombëtarët duhet të gjejnë mekanizëm të zbatimit.

Kryeministri Kurti ka shprehur qëndrimin e tij se garanci e zbatimit të marrëveshjeve është nënshkrimi, ndërsa ndërkombëtarët deklarojnë se edhe pa nënshkrim marrëveshjet tanimë janë obligim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat