Mushkolaj për veprimin e Abdixhikut: Shumë film i lodhtë bre

Aktuale

Mushkolaj për veprimin e Abdixhikut: Shumë film i lodhtë bre

Nga: A.SH Më: 19 nëntor 2023 Në ora: 14:36
Imer Mushkolaj

Ka nisur të mbahet Kuvendi i dhjetë Zgjedhor të Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Kandidatë janë Lumir Abdixhiku dhe Faton Bislimi.

Por, ajo që habiti analistin Imer Mushkolaj ishte veprimi që kryetari aktual Lumir Abdixhiku, bëri pak para se të niste Kuvendi.

Ai ka vizituar ëmbëltoren e njohur “Elida” që gjendet në Pallatin e Rinisë dhe të Sporteve.

Ai këtë traditë Abdixhiku e ka zgjedhur ta bëjë sikur presidenti historik Rugova, i cili shpesh e vizitonte këtë vend, si më të preferuarin e tij në kryeqytet.

Kurse, Mushkolaj veprimin e tij, e ka cilësuar si film i lodhtë.

“Shumë film i lodhtë bre🤦‍♂️”, shkruan Mushkolaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat