Gjeneral Kastrati: Mund të mbesim pa ushtarë

Aktuale

Gjeneral Kastrati: Mund të mbesim pa ushtarë

Më: 20 nëntor 2023 Në ora: 20:29
Kadri Kastrati

Ish-komandanti i FSK-së, Kadri Kastrati treguar arsyet pse kohëve të fundit po braktiset uniforma e ushtrisë së vendit nga pjesëtarët e vet.

“Rrogat janë mizere kur i krahasojmë me rajonin, Maqedoninë, Serbinë, Malin e Zi, Shqipërinë, sa është rroga mesatare atje, atëherë ne kam frikë se do të mbesim pa ushtarë”, potencoi Kastrati.

“Një numër shumë i madh i tyre janë duke bërë kërkesë për t`u larguar. Jo që nuk duan të shërbejnë, por kushtet sociale. S`kanë sigurim shëndetësor dhe jetësor. Nuk shohin siguri në të ardhmen”.

Ky beson që Qeveria ka buxhet për t`ua ngrit pagën ushtarakëve.

“Ka buxhet Qeveria për me ua rrit rrogat. Nuk duhet të ishte prioritet asfalti, por siguria duhet të jetë prioriteti numër 1. Rrezikohemi çdo ditë nga fqinji Serbia”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat