Policia tregon për gjendjen e zyrtarit policor të plagosur

Aktuale

Policia tregon për gjendjen e zyrtarit policor të plagosur

Më: 22 nëntor 2023 Në ora: 17:12
Foto ilustrim

Policia e Kosovës e ka konfirmuar se është plagosur sot një zyrtar policor nga një grabitje me armë në një argjendari në Suharekë.

Këtë e bëri të ditur Shaqir Bytyqi, zëdhënës për media në Drejtorinë Rajonale të Policisë së Kosovës në Prizren.

Ai ka pohuar se zyrtari policor në fjalë ka marrë tretman mjekësor dhe është jashtë rrezikut për jetë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat