Zagragja: Lajmet e këqija po dëmtojnë imazhin e vendit dhe po largojnë investitorët e huaj

Aktuale

Zagragja: Lajmet e këqija po dëmtojnë imazhin e vendit dhe po largojnë investitorët e huaj

Më: 24 nëntor 2023 Në ora: 20:39
Jeta Zagragja.

Në emisionin EURO n’7 me Menduh Abazin është diskutuar për imazhin e Kosovës në botë dhe tërheqjen e investimeve të huaja.

Si rrjedhoj e jostabilitetit politik në vend, krizave në veriun e vendit dhe titujve në media vendore e ndërkombëtare se vendi ynë Kosova mund të përfshihet në luftë pothuajse nuk ka fare interesim nga investitor të huaj e vendor për të investuar në vendin tonë.

Gjitha këto kanë ndikuar negativisht në imazhin e vendit e për këtë tregojnë edhe disa biznese të rëndësishme në vend të cilat së bashku me presidenten e vendit, Vjosa Osmani në përpjekje për krijimin e një imazhi të mirë të vendit dhe tërheqjes së investitorëve potencial ka marrë pjesë në disa ngjarje me rëndësi jashtë vendit.

Jeta Zagragja e cila është themeluese dhe udhëheqëse e biznsesit të saj AnchorzUP, ka treguar se vendi ynë nuk ka arritur ende të krijoj një imazh apo identitet më të cilën do të njiheshim si vend se për cka do të mund të vijnë kompanitë e huaja dhe të investojnë tek ne.

“Lajme e këqija që po janë të shumta për Kosovën po na paraqesin probleme të mëdha edhe neve si biznese pasiqë Kosova nuk po shihet si vend i mirë për të investuar nga bizneset e huaj. Megjithatë ne po mundohemi që së bashkë me institucionet e vendit ta bëjmë punën tonë dhe t’i prezantojmë potencialet tona për të tërhequr investime, megjithatë nuk është aspak e lehtë”, ka thënë Zagragja.

Sipas saj ajo që po dëshirojm t’i tregojmë botës është së Kosova ka potencial të madh për të investuar dhe poashtu ka një rini të kualifikuar dhe të gatshme për punë dhe institucione që mund tu garantojnë përkrahje investitorëve potencial.

“Ne po tentojmë gjithë së bashku që ta forcojmë imazhin e vendit tonë dhe ta ndërtojmë brendin e vendit tonë në teknologji informative si një mundësi e madhe dhe më atraktive për të rinjët pasi kemi një rini të kualifikuar dhe të gatshme për tregun e punës”, ka thënë mes tjerash sipërmarrësja Jeta Zagragja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat