Ismaili e Nura për homazhe në Prekaz: Nëntori, muaj i rëndësishëm për Shqipërinë e Kosovën

Aktuale

Ismaili e Nura për homazhe në Prekaz: Nëntori, muaj i rëndësishëm për Shqipërinë e Kosovën

Më: 28 nëntor 2023 Në ora: 10:33
Uran Ismaili e Fadil Nura

Përfaqësues të Partisë Demokratike të Kosovës si dhe të Komunës së Skënderajt kanë bërë homazhe në Memorialin Adem Jashari në Prekaz në nder të festës së 28 Nëntorit.

Nënkryetari i kësaj partie, Uran Ismaili, i shoqëruar nga kryetari i Skënderaj, Fadil Nura, tha se nëntori është një muaj i rëndësishëm sepse në të ngërthehen shumë festa të rëndësishme për shqiptarët.

Ai tha se përvec se në Shqipëri, muaji i nëntori jehoi edhe në Kosovë me daljen e parë publike të Ushtrisë Çlirimitare të Kosovës.

Ismaili: Nëntori filloi në Krujë për të vazhduar në Vlorë

 

“Jemi këtu për nderime në memorialin Adem Jashari në nëntorin e spikatur të shqiptarëve që është po ashtu ditëlindja e komandantit legjendar Adem Jashari që tregon edhe fati e vulosi që të ishte një ndër kolosët shqiptarë. Nëntori është një muaj i rëndësishëm i shqiptarëve sepse filloi në Krujën e Skënderbeut dhe me shekuj më pastaj u rivendos në Vlorë. Ishte një hap i madh kundër planeve anti-shqiptare të asaj kohe dhe një ogur i mirë për të gjithë shqiptarët që përpjekje më në fund po japin rezultat dhe se Shqipëria do të jetë e pavarur. Nëntori po ashtu jehoi në Kosovë edhe me daljen e parë publike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe kështu u mbajt gjallë gjithnjë zjarri i atdhedashurisë në shekuj të ndryshëm deri në clirimin e Shqipërisë, por edhe deri në pavarësinë e Kosovës”, tha Ismaili.

Në anën tjetër, kryetari i Komunës së Skënderajt, Fadil Nura, tha se festat e nëntorit ngërthejnë disa ngjarje që lidhen me lirinë e të gjithë shqiptarëve, teksa dalja publike e UÇK-së vetëm se ia shtoi rëndësinë festës së 28 Nëntorit.

Nura: Festat e Nëntorit personifikojnë sakrificat e shqiptarëve

“Festa e nëntorit ngerthen një sërë ngjarjes që personifikojnë sakrificën për lirinë e të gjithë shqiptarëve, sidomos lirinë e shqiptarëve të Kosovës. Kjo në vetvetë përbën edhe ngjarje të tjera që kanë vazhduar edhe më pas sic është ditëlindja e komandatit legjendar Adem Jashari dhe në të njejtën kohë dalja publike e UÇK-së që ia shton edhe më tej madhështinë kësaj feste që e festojnë të gjithë shqiptarët”, përfundoi Nura.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat