“Thaçi po do me m’vra” – Sopa ‘shpërthen’ ndaj Berat Buzhalës, kaq mijëra euro mori nga qeveritë Thaçi e Mustafa

Aktuale

“Thaçi po do me m’vra” – Sopa ‘shpërthen’ ndaj Berat Buzhalës, kaq mijëra euro mori nga qeveritë Thaçi e Mustafa

Nga: N. Sh. Më: 29 nëntor 2023 Në ora: 16:37
Jeton Sopa dhe Berat Buzhala

Gazetari Jeton Sopa ka reaguar ashpër ndaj Berat Buzhalës.

Përmes një postimi në Facebook, Sopa thotë se Berati ka hyrë në rrugën e çmendisë, teksa shkruan për elozhët që Buzhala po i bën ndaj Hashim Thaçit, e që dikur thoshte se ai do ta vriste atë.

Këto akuza Sopa i bëri pasi Buzhala gjatë ditës së djeshme ka thënë se Kosovën po e udhëheqin bijtë e titistëve, e që sipas gazetarit Sopa Buzhala po bën propagandë në shërbim të përçarjes së popullit në baza krahinore, pasi Buzhala shtoi se Qeveria po e lufton Drenicën si dikur Jugosllavia.

“Si manipulant që është foton e ka pre sepse nëse e gjejmë foton origjinale aty na shfaqet duke u përkulur para arkivolit të Titos ish-kryeministri dhe ish-kryetari i LDK-së Isa Mustafa për të cilin Borati thojke është kryeministri ma i mirë që e ka pasë Kosova...! Ku mos me kanë ma t'mirë tash Isa me Hashimin, që veç në qeverisjet e tyre Borati ja ka zhvat Telekomit nja 437 mijë euro”, shkruan ndër tjera Sopa.

Reagimi i plotë:

Koka rikthy Borati me videopropagandat e tij duke thur elozhe për Hashim Thaçin për të cilin dikur thojke se po don me m'vra...

Në video po thotë se sot Kosovën po e udhëheqin bijtë e titistëve, udbashat, neokomunistët etj. etj duke thanë pallavra  se qeveria e tanishme po e lufton Drenicën ashtu siç bënte dikur Jugosllavia e Titos me shërbëtorët shqiptarë.

Krejt kjo propagandë e tij është në shërbim të përçarjes së popullit në baza krahinore e që kjo i konvenon vetëm armikut...!

Videon e paska ilustru me një foto të arkivolit të Titos para së cilit përkuleshin adhuruesit e tij.

Si manipulant që është foton e ka pre sepse nëse e gjejmë foton origjinale aty na shfaqet duke u përkulur para arkivolit të Titos ish-kryeministri dhe ish-kryetari i LDK-së Isa Mustafa për të cilin Borati thojke është kryeministri ma i mirë që e ka pasë Kosova...!

Ku mos me kanë ma t'mirë tash Isa me Hashimin, që veç në qeverisjet e tyre Borati ja ka zhvat Telekomit nja 437 mijë euro.

Ps. Unë kam mendu  që pas ngjarjeve në veri mas një pauze... ka ba ma mirë Borati por siç edhe po shihet ky paska hy në rrugën e pakthim të çmendisë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat