​Përurohet objekti i ri i Ambasadës së Kosovës në Senegal

Aktuale

​Përurohet objekti i ri i Ambasadës së Kosovës në Senegal

Më: 30 nëntor 2023 Në ora: 19:31
Ambasada e Kosovës në Senegal

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, së bashku me ministrin e Kulturës dhe Trashëgimisë Historike të Senegalit, Aliou Sow, kanë përuruar objektin e ri të Ambasadës së Kosovës në kryeqytetin e këtij shteti afrikan – Dakar.

Përurimi i objektit u bë në praninë e shumë drejtuesve të misioneve diplomatike të akredituar në këtë shtet, ndër ta edhe shumë përfaqësues nga shtete, të cilat ende nuk e kanë njohur Kosovën, përfaqësuesve nga agjenci të ndryshme të Kombeve të Bashkuara dhe nga shteti pritës, miqve të Kosovës nga kontinenti afrikan dhe komuniteti i shqiptarëve që jetojnë në Dakar.

Gjatë qëndrimit në Senegal dhe në margjina të edicionit të 9-të Forumit Ndërkombëtar për Paqe dhe Siguri, ministrja Gërvalla takoi shumë homologë të saj nga shtete të ndryshme afrikane.

Ata morën pjesë në këtë Forum, njofton Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat