Avokati Berisha flet për vrasjen e gruas në Prishtinë, e përjashton mundësinë e orkestrimit

Aktuale

Avokati Berisha flet për vrasjen e gruas në Prishtinë, e përjashton mundësinë e orkestrimit

Më: 30 nëntor 2023 Në ora: 22:01
Avokati Besnik Berisha

Avokati Besnik Berisha ka folur për rastin e tmerrshëm që ndodhi mbrëmë në Prishtinë, ku u vra Liridona Murseli, gruaja e Naim Murselit, këshilltarit të ish-presidentit, Behgjet Pacolli dhe hetimet për të zbardhur këtë krim të rëndë.

Berisha tha se mundësia e orkestrimit të vrasjes së Liridona Murselit është minimale.

Ai ka thënë se kur kanë kaluar 24 orë më së paku ka besueshmëri ajo që “vrasja ishte e inskenuar”.

 ”Çfarë po mund të përjashtohet ose që ka besueshmëri më të vogël është inskenimi i vrasjes, deri më tani. Inskenimi i vrasjes është në kufij të minimales, për mos me thënë inekzistent, për shkak të provave dhe veprimeve që janë ndërmarrë”, ka thënë ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat