Shënohet Dita e Vullnetarizmit – puna vullnetare të njihet si përvojë e punës

Aktuale

Shënohet Dita e Vullnetarizmit – puna vullnetare të njihet si përvojë e punës

Më: 5 dhjetor 2023 Në ora: 13:56
Foto nga vendi i ngjarjes

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS) ka shënuar Ditën Ndërkombëtare të Vullnetarzimit, me synim pjesëmarrjen e të rinjve në zhvillimin e politikave dhe programeve në Kosovë.

Në këtë ngjarje përfaqësues nga Ministria, Zyra e UNICEF-it në Kosovë, Vullnetarët e Kombeve të Bashkuara dhe të rinjtë vullnetarë kanë ofruar kohën dhe aftësitë e tyre për zhvillimin e komuniteteve, dhe promovimin e rëndësisë dhe formave të përfshirjes së të rinjve në zhvillimin e politikave dhe programeve për të rinjtë, apo përfshirjen direkte në programe të tilla.

Të kishin mundësi të dëgjojnë nga përfaqësuesit e lartë-cekur për mbështetjen, politikat dhe programet që lidhen me zhvillimin e vullnetarizmit dhe pjesëmarrjes së të rinjve.

Sylejman Elshani, zv.ministër i Kulturës Rinisë dhe Sportit, tha se vullnetarizmi është përvojë tejet e mirë, dhe se do të vazhdojnë punën në këtë drejtim. Madje tha se puna vullnetare të njihet si përvojë e pune.

“Vullnetarizmi është një përvojë tejet e mirë, puna vullnetarë kontribuon në rritjen e shoqërisë. Së bashku me UNICEF-in kemi bërë shumë projekte. Për të përkrahur vullnetarizmin, në kuadër të Ministrisë vazhdojmë përpjekjet tona për punën vullnetare. Puna vullnetare duhet të njihet si përvojë pune, ne do të vazhdojmë punën për vullnetarizëm”.

Benjamin Samuel Fisher, zëvendës shef i UNICEF-it, tha së gjatë viteve të fundit numër i madh i të rinjve kanë bërë punë vullnetare. Ai pohoi se bashkë me Ministrinë po punojnë në avancim në këtë drejtim.

“Është kënaqësi që sot të shprehë mirënjohjen tonë për punën që po bëjmë në Kosovë, gjatë viteve të fundit kemi parë numër të madhe të rinjve të Kosovës”.

“Slogani për këtë vit është ‘Fuqi për të gjithë’, dëshira e të rinjve është diçka që nevojitet të rinjtë kanë nevojë të shpenzojnë energjinë e tyre, në vlerësojmë kontributin e secilit të rijnë këtu në Kosovë dhe në të gjithë botën”.

Blerim Azizi, koordinator i Kombeve të Bashkuara në Kosovë, tha se Kosova ka nevojë për një ligj që e përcakton punën vullnetare.

Jemi bashkë për të festuar ditën e vullnetarizmit. Është provoja e punës së vazhdueshme nuk ka dyshim së kjo shtyn përpara një qëllim në Kosovë dhe kudo në botë, duke luftuar edhe ndotjen, jo të gjithë mund të përfshihen në këtë punë, në veçanti personat me aftësi të kufizuar është më së miri për një mjedise gjithëpërfshirës, Ministria e Rinisë, Kluturës dhe Sportit po e ngritë punën e vullnetarizmit, Kosova ka nevojë për një ligj specifik për vullnetarizmin”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat