Gashi zbulon një nga pyetjet e testin PISA: Sa libra i keni në shtëpitë tuaja

Aktuale

Gashi zbulon një nga pyetjet e testin PISA: Sa libra i keni në shtëpitë tuaja

Më: 5 dhjetor 2023 Në ora: 21:55
Afrim Gashi

Mësimdhënësi kosovar Afrim Gashi, ka shpalosur disa nga pyetjet që u janë parashtruar nxënësve në testin PISA.

Gashi ka thënë se pyetjet e shtruara në testin PISA nuk përkojnë me tekstet shkollore.

“Ne kemi problemin se si shtrohen pyetjet në testin PISA dhe se si punohet me tekste mësimore te ne. Shembull në lëndën e matematikës të gjitha kërkesat në testin PISA janë kërkesa logjike, ndërkaq nga literatura nga librat shkollor këto detyra janë larguar fare”, ka thënë Gashi.

Ai gjithashtu ka përmendur një pyetje që është shtruar në testin PISA që ndërlidhet me familjen.

“Një dukuri tjetër është që asnjëherë nuk është përmend, që testi PISA kë të bëjë edhe me kërkesa shumë që na ndërlidhen edhe me familjen. Ka kërkesa që thotë se sa libra i keni në shtëpitë tuaja jashtë librave shkollore”, ka shpjeguar ai. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat