“Je i madh”, Fevziu zbulon çfarë i ka thënë Naim Murseli: Kishte një gjë të bezdisur me këto…

Aktuale

“Je i madh”, Fevziu zbulon çfarë i ka thënë Naim Murseli: Kishte një gjë të bezdisur me këto…

Më: 5 dhjetor 2023 Në ora: 23:51
Blendi Fevziu

Gazetari Blendi Fevziu ka treguar se e ka takuar Naim Murselin kohë më përpara, teksa ka treguar dhe përshtypjet e tij në lidhje me Murselin.

Në emisionin “Opinion” në Tv Klan, Fevziu thotë se Naim Murseli ishte shumë i sjellshëm, por kishte diçka të bezdisur me komplimentet e tipit “je i madh”.

Megjithatë, Fevziu shton se në sjelljen e tij, Naim Murseli të jepte përshtpjen se si një person mund të jetë kaq i edukuar.

Blendi Fevziu: Unë e kam takuar diku. Ishte shumë i sjellshëm. Kishte një gjë të bezdisur me këto komplimentet e mëdha “je i madh, je figurë…”, domethënë që të bezdisin. Në sjellje, ishte sjellja e një njeriu që mund të thoshe “si mund të jetë kaq i edukuar”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat